Liverpool rikthehet tek fitorja dhe merr përkohësisht kreun e tabelës
Liverpool ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Burnleyt, në kuadër të javës së 19-të në elitën e futbollit anglez.
Të besuarit e Klopp patën një dominim të plotë në pjesën e parë, aty ku edhe e gjetën golin e epërsisë.
Darwin Nunez (6’) me një goditje precize e cila përfundoi në cepin e djathtë të portës, shënoi për t'i dhënë avantazhin prej 1-0 mysafirëve.
“Të Kuqtë” patën mundësinë të dyfishojnë rezultatin me anë të Mohamed Salah (34’), por goditja e egjiptianit u ndal nga shtylla.
Liverpooli gjeti përsëri golin në pjesën e dytë përmes Harvey Elliott (55’) mirëpo pas rishikimit nga VAR-i, goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Për të përmbyllur çështjen e fituesit u përkujdes Diogo Jota (89’) i cili pas një kundërsulmi të shpejtë arriti që të shënoi për 2-0 pas asistimit të Luis Diaz.
Liverpool qëndron momentalisht në pozitën e parë me 42 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Arsenali në vendin e dytë që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Telegrafi/





























