LAJMI I FUNDIT:

Liverpoli do të takohet me Crvena Zvezdën, Shaqiri: E di që do të vërshëllehem, por sporti nuk duhet të politizohet

Liverpoli do të takohet me Crvena Zvezdën, Shaqiri: E di që do të vërshëllehem, por sporti nuk duhet të politizohet

Liverpool do të jetë nikoqir i skuadrës serbe të Crvena Zvezdës.

Skuadra angleze do të mirëpres gjatë ditës së mërkure në Anfield Road ekipin beogradas në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Kjo do të thotë që mesfushori shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri do të takohet për herë të dytë gjatë një periudhë kaq të shkurtër me një skuadër serbe.


Para disa muajve sulmuesi shqiptar ishte një realizator i golit të fitores (2-1) së kombëtares zvicerane kundër Serbisë në kuadër të kampionatit botëror, ku Shaqa kishte festuar duke formuar me duar simbolin e shqiponjës.

E duke marrë parasysh se shumë polemika ishin ngritur pas festimit, para takimit ka folur Xherdani për mediat duke thënë se nuk duhet përzier sportin me politikën.

Shaqiri asiston për golin e 50-të të Salahut në Ligën Premier
Lexo po ashtu Shaqiri asiston për golin e 50-të të Salahut në Ligën Premier

“Do të jetë një ndeshje si çdo tjetër. Në fund, kjo është vetëm një lojë futbolli. Është e rëndësishme dhe duam të fitojmë, por sporti nuk është politikë. Ndoshta do të ketë prej atyre që do të më vërshëllejnë, por për mua është pothuajse si çdo takim tjetër”, tha Shaqiri.

Ndryshe, takimi mes këtyre dyja ekipeve do të duhet të zhvillohet në ora 21:00, ku The Reds konsiderohen favoritë absolut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori