Shorti i Ligës së Kampionëve: Kompletohen grupet, super përballje në fazën e grupeve

Është kompletuar shorti për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Wesley Shnejider dhe Petr Cech kanë nxjerrë nga goglat e shortit, përballje të mëdha mes klubeve gjigante.
Grupi i vdekjes konsiderohet ai me Barcelona, Borussia Dortmund, Inter dhe Slavia Pragë, pas dy nga kët klub nuk do ta kalojnë grupin.
Van Dijk futbollisti i vitit në Evropë, mposhtë Messin dhe Ronaldon
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka ndarë çmimin për lojtarin e vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve.
Ky çmim ka shkuar për qendërmbrojtësin e Liverpoolit, holandezin Virgil Van Dijk. Lexo lajmin e plotë
Grupet e Ligës së Kampionëve për edicionin 2019/2020
Fillon hedhja e shortit: Klubet ndahen në grupe
Giorgio Marchetti fillon hedhjen e shortit me Wesley Sneijderin dhe Petr Cechun.
Grupi A: PSG, Real Madrid, Club Brugge, Galatasaray.
Grupi B: Bayern, Tottenham, Olympiacos, Cervena Zvezda.
Grupi C: Manchester City, Shakhtar, Dinamo Zagreb, Atalanta.
Grupi D: Juventus, Atletico Madrid, Bayern Leverkusen, Lokomotiva Moska.
Grupi E: Liverpool, Napoli, RB Salzburg, Genk.
Grupi F: Barcelona, Borussia Dortmund, Inter, Slavia Pragë.
Grupi G: Zenit, Benfica, Lyon, Leipzing.
Grupi H: Chelsea, Ajax, Valencia, Lille.
Lionel Messi, sulmuesi i vitit në Ligën e Kampionëve
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka ndarë çmimin për sulmuesin e vitit në Ligën e Kampionëve. Lexo lajmin..
Mesfushori më i mirë në Evropë, Frenkie De Jong
Super talenti holandez, Frenkie De Jong ka marrë çmimin si mesfushori më i mirë në Ligën e Kampionëve për edicionin e kaluar. Lexo lajmin
Virgil Van Dijk, mbrojtësi më i mirë i vitit në Ligën e Kampionëve
Mbrojtësi holandez, Virgil Van Dijk, ka fituar çmimin si mbrojtësi më i mirë nga UEFA.
Holandezi ka qenë fantastik në edicionin e kaluar me fanellën e The Reds. Lexo....
Alisson Becker zgjidhet portieri i sezonit
Portieri i Liverpoli, Alisson Becker me plot meritë është zgjedhur si portieri më i mirë i vitit nga UEFA.
Ai me Liverpoolin e tij e fitoi Ligën e Kampionë. Portieri u shpreh i lumtur për çmimin. Lexo lajmin e plotë..
Treshja janë së bashku tani
Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, dhe Virgil Van Dijk do ta kontestojnë mes vete çmimin për lojtarin e vitit nga UEFA.
Ata tashmë janë ulur së bashku.
Eric Cantona merr çmim nga presidenti i UEFA-s
Ylli i futbollit francez që bëri histori me Manchester Unitedin e ka fituar çmimin për vepër jetësore, një çmimin që jepet nga presidenti i UEFA-s.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin i dha këtë çmim.
Cantona ndjek emra si Johan Cruyff, Francesco Totti dhe David Beckham që e kanë fituar këtë çmim.
Fillon shorti
Prezantohet ekipet pjesëmarrëse dhe lojtarët e njohur që janë të ftuar.
Fillmisht do të dhurohen çmimet personale për karrierë, pastaj lojtari, lojtarja, portieri, mbrojtës, mesfushori dhe sulmuesi më i mirë.
Pas këtyre do të hidhet shorti i fazës së grupeve në Ligëne e Kampionëve.
PSG shpreson të sjellë trofeun në Francë
Vetëm një klub francez e ka fituar njëherë Ligën e Kampionëve, ajo është Marseille në vitin 1993.
Paris Saint-Germain shpreson që ta ndryshojë këtë sezon.
Ronalo, Messi e Van Dikj kanë arritur në Monaco
Përveç shortit të Ligës së Kampionëve, UEFA do të ndajë edhe çmimet e më të mirëve të vitit
Sot (e enjte) do të ndahen çmimet e lojtarit, lojtares, portierit, mbrojtësit, mesfushorit dhe sulmuesit më të mirë të vitit nga UEFA.
Marca: Top 10 favoritët e Ligës së Kampionëve të sezonit 2019/20 dhe formacionet e tyre
Pas përfundimit të ndeshjeve play-off, tanimë dihen edhe 32 klubet që do të jenë pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve të sezonin 2019-20.
Këto 32 skuadra do të luftojnë për ta ngritur trofeun në finalen e Stambollit me 30 maj 2020 dhe për ta rrëzuar Liverpoolin nga froni si kampion.
Guardiola dëshiron triumfin në Ligën e Kampionëve me Man Cityn – por jo me çdo kusht
Pep Guardiola ka folur rreth fitimit të trofeut në Ligën e Kampionëve këtë sezon me Manchester Cityt.
Trajneri katalunas njihet si fitues i madh, pasi ka fituar në Spanjë me Barcelonën, në Gjermani me Bayern Munichun dhe Angli me Cityn.
Cili është topi që iu ka pëlqyer më së shumti deri tani në Ligën e Kampionëve?
Ne e kemi provuar se si do të duket shorti
Nga ky short grupi G del, si grup i vdekjes me Man Cityn, Real Madridin, Interin dhe Genku.
Ka edhe grupe tjera interesante ku do të spikasinin disa ndeshje, gjithmon nëse del ky short.
Atalanta debuton
Klubi italian Atalanta do të debutojë në Ligën e Kampionëve.
Skuadra drejtohet nga Gian Piero Gasperini, ndërsa ka lojtarë si Luis Muriel, Martin Skrtel dhe Josip Illicic.
Aty është edhe shqiptari Berat Gjimshiti.
Liverpooli niset për trofeun e shtatë
Liverpooli, që është kampion aktual, do ta nis garën nga vazo e parë.
Të besuarit e Jurgen Klopp sezonin e kaluar triumfuan, duke e ngritur trofeun e gjashtë në histori.
Të gjithë pyesin se a do ta fitojë trofeun e shtatë në histori?
Tashmë dihen edhe vazot
Vazo 1: Barcelona, Bayern Munich, Juventus, Manchester City, PSG, Liverpool, Chelsea dhe Zenit. Vazo 2: Real Madrid, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Napoli, Shakhtar Donetsk, Tottenham, Benfica, Ajax. Vazo 3: Lyon, Bayer Leverkusen, RB Salzburg, Olympiacos, Club Brugge, Valencia, Inter, Dinamo Zagreb. Pot 4: Lokomotiv Moska, Cervena Zvezda, Genk, Galatasaray, RB Leipzig, Slavia Pragë, Atalanta, Lille.













































