Kuvendi i Kosovës është mbledhur sonte në një seancë të re, ku do të nxjerr në lexim të dytë Projektligjin për Trepçën, i cili ka kaluar sot në leximin e parë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 82 vota për dhe 12 abstenime, kanë miratuar në parim Ligjin për Trepçën. 94 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë marrë pjesë në votim.

Komisioni funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në pajtim me vendimet ka shqyrtuar 20 amendamente për plotësim ndryshim të ligjit, të cilat ia ka paraqitur Kuvendit për leximin e dytë. /Telegrafi/