
- 07/06/2019 22:44-Statistikat e ndeshjes
- 07/06/2019 22:39-Përfundon ndeshja: Mali i Zi 1-1 Kosova
- 07/06/2019 22:35-Katër minuta shtesë
- 07/06/2019 22:34-Minutat e fundit
- 07/06/2019 22:31-Pak minuta deri në fund
- 07/06/2019 22:27
- 07/06/2019 22:25
- 07/06/2019 22:24
- 07/06/2019 22:22
- 07/06/2019 22:16-Beqiraj rekorder për Malin e Zi
- 07/06/2019 22:13
- 07/06/2019 22:10
- 07/06/2019 22:08-Tjetër rast, nuk ka gol
- 07/06/2019 22:08-Super rast, nuk ka gol
- 07/06/2019 22:05
- 07/06/2019 22:03
- 07/06/2019 21:58
- 07/06/2019 21:50-Fillon pjesa e dytë
- 07/06/2019 21:49-Pacolli shpreh shqetësimin për presionin ndaj trajnerit të Malit të Zi
- 07/06/2019 21:38-Statistikat e pjesës së parë
- 07/06/2019 21:34-Pjesa e parë: Mali i Zi 0-1 Kosova
- 07/06/2019 21:32-Lëndimi i Zenelit nuk është aq serioz sa u mendua
- 07/06/2019 21:29
- 07/06/2019 21:27
- 07/06/2019 21:26
- 07/06/2019 21:22
- 07/06/2019 21:19-Lëndohet Arbër Zeneli
- 07/06/2019 21:10-Gooooooool.... Mali i Zi 0-1 Kosova
- 07/06/2019 21:09-Kosova po e kërkon golin
- 07/06/2019 21:06-Statistikat pas 20 minutash
- 07/06/2019 21:02
- 07/06/2019 21:01
- 07/06/2019 20:59
- 07/06/2019 20:57
- 07/06/2019 20:44-Fillon ndeshja
- 07/06/2019 20:43-Takim urgjent i Federatës malazeze pas lojës ndaj Kosovës: Largohet Tumbakovic, nuk deshi t’i shmangte vetëm takimet ndaj Kosovës
- 07/06/2019 20:34-Kryetarë të klubeve dhe tifozë të pranishëm në stadium me bileta VIP
- 07/06/2019 20:32-Të dy ekipet kryejnë nxehjen, gati për ndeshje
- 07/06/2019 20:17-Mesfushori malazez, Mirko Ivanic iu drejtua federatës: Nuk do të luaj ndaj Kosovës edhe nëse nuk luaj kurrë për Malin e Zi
- 07/06/2019 20:08-Mësohet prapaskena: Tumbakovic nuk e pranoi ofertën e Federatës që të mos i drejtonte ndeshjet ndaj Kosovës, por të mbetej trajner i Malit të Zi
- 07/06/2019 19:54-Atmosferë e qetë në Podgoricë
- 07/06/2019 19:52-Zyrtare: Trajneri dhe dy lojtarët nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjen që Mali i Zi e luan kundër Kosovës
- 07/06/2019 19:50-Kosova luan me fanella të verdha
- 07/06/2019 19:40-Politika fitoi ndaj futbollit
- 07/06/2019 19:33-Formacioni i Kosovës
- 07/06/2019 19:27-Formacioni i Malit të Zi
- 07/06/2019 19:00-Lojtarët nisen për në stadium
- 07/06/2019 18:56-Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i pranishëm në Podgoricë
- 07/06/2019 18:46
- 07/06/2019 18:44-Disa të dhëna nga UEFA
- 07/06/2019 18:38-Pesë ndeshjet e fundit të dy përfaqësueseve
- 07/06/2019 17:55-Pas presionit të Beogradit, trajneri Tumbakovic refuzon ta drejtojë Malin e Zi ndaj Kosovës – nuk luajnë as futbollistët e lindur në Serbi
- 07/06/2019 17:42-Vlera e lojtarëve të Kosovës
- 07/06/2019 17:41-Shqiptari rekordmen i Malit të Zi që si kapiten do ta pres Kosovën – e nisi me Shqiponjën e Pejës, karrierë në Rusi, Kinë, Belgjikë e Izrael
- 07/06/2019 17:39-Fakte interesante para takimit Mali i Zi-Kosovë
- 07/06/2019 17:38-Statistika, analizë dhe parashikim
- 07/06/2019 17:37-Ky pritet të jetë formacioni titullar ndaj Malit të Zi
- 07/06/2019 17:35-Challandes ndërron mendje, Amir Rrahmani kapiten i Kosovës ndaj Malit të Zi
- 07/06/2019 17:33-Zeneli te Dardanët e Mugosa te malazezët: Dy futbollistët që mund të vendosin për takimin Mali i Zi – Kosovë
- 07/06/2019 17:32-IPKO sjell ndeshjen e Kosovës
Kosova ishte mysafir i Malit të Zi në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian, 'Euro 2020'. Përfaqësuesja jonë udhëtoi në Podgoricë, ku u zhvillua përballja e vlefshme për Grupin A.
Takimi përfundoi me rezultat të barabartë (1-1), edhe pse Kosova e dominoi ndeshjen dhe e meritoi fitoren.
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e përballjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
07/06/2019 22:44-Statistikat e ndeshjes
| Mali i Zi | Statistika | Kosova |
| 1 | Gola | 1 |
| 7 | Tentime të përgjithshme | 5 |
| 3 | Brenda kuadratit të portës | 5 |
| 4 | Jashtë kuadratit të portës | 0 |
| 2 | Bllokada | 1 |
| 0 | Goditje nga këndi | 3 |
| 1 | Pozita jashtë loje | 0 |
| 48% | Posedimi i topit | 52% |
07/06/2019 22:39-Përfundon ndeshja: Mali i Zi 1-1 Kosova
Ka përfunduar me rezultat të barabartë ndeshja ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës në Podgoricë.
Përfaqësuesja e jonë shënoi me anë të Milot Rashicës, mirëpo nuk arriti ta ruante epërsinë apo të shënonte gola të tjerë, përkundër paraqitjes mbresëlënëse dhe dominimit të sfidës.
07/06/2019 22:35-Katër minuta shtesë
Tentimet e fundit të Kosovës për ta fituar sfidën në minutat shtesë, njëherësh duhet pasur kujdes nga kundërsulmet.
07/06/2019 22:34-Minutat e fundit
90' Kosova përpiqet të ndërtojë aksione për ta fituar lojën në minutat e mbetura.
07/06/2019 22:31-Pak minuta deri në fund
07/06/2019 22:27
82' Rashica ndëshkohet me karton të verdhë.
07/06/2019 22:25
81' Amir Rrahmani i pasaktë me goditjen me kokë.
07/06/2019 22:24
80' Një aksion i mirë që përfundon pa konkretizim në zonën kundërshtare.
07/06/2019 22:22
76' Arijanet Muriqi ndëshkohet me karton të verdhë.
07/06/2019 22:16-Beqiraj rekorder për Malin e Zi
Fatos Beqiraj nga sonte është rekorder me numrin e paraqitjeve për Malin e Zi. Në ndeshjen ndaj Kosovës, ai e ka regjistruar paraqitjen e 62-të me këtë përfaqësuese.

07/06/2019 22:13
69' Barazohet rezultati. Shënon Stefan Mugosa.
07/06/2019 22:10
65' Në anën tjetër ishte në vend Muriqi për të penguar ndonjë befasi të kundërshtarëve.
07/06/2019 22:08-Tjetër rast, nuk ka gol
64' Një mundësi tjetër goli, ku mungoi vetëm konkretizimi. Shtylla e shpëtoi Malin e Zi.
07/06/2019 22:08-Super rast, nuk ka gol
63' Pasim mbresëlënës nga Rashica, mirëpo nuk shënon Zhegrova.
07/06/2019 22:05
61' Tjetër depërtim në zonë nga lojtarët tanë, mirëpo finalizimi nuk ishte i duhuri.
07/06/2019 22:03
57' Karton i verdhë për Leart Paqaradën. Ndërsa menjëherë pas, malazezët patën një rast të rrezikshëm.
07/06/2019 21:58
54' Një goditje e rrezikshme e Mugosas që përfundoi jashtë portës së Muriqit.
07/06/2019 21:50-Fillon pjesa e dytë
Kosova është 45 minuta larg triumfit në ndeshjen kundër Malit të Zi në Podgoricë.
Dardanët janë në epërsi me golin e Milot Rashicës të shënuar në pjesën e parë (24').
07/06/2019 21:49-Pacolli shpreh shqetësimin për presionin ndaj trajnerit të Malit të Zi
"Po ndjek me shqetësim situatën në lidhje me ndeshjen e futbollit midis Kosovës dhe Malit të Zi. Mali i Zi është mik dhe partner i Kosovës. Serbia nuk do ta pengojë këtë miqësi.
"Presioni ndaj trajnerit dhe ndaj disa lojtarëve nga Beogradi dhe mediat serbe e tregon fytyrën e vërtetë të Serbisë për të ndërhyrë në vendet fqinje. Kosova dhe Mali i Zi do t'i kapërcejnë këto pengesa nga Beogradi dhe të dyja vendet tona njohin taktikat e Serbisë".
"Sytë i kemi tek djemtë tanë sonte në Malin e Zi dhe ju urojmë atyre fitore", ka shkruar minsitrii Jashtëm, Behgjet Pacolli, në Facebook.
07/06/2019 21:38-Statistikat e pjesës së parë
| Mali i Zi | Statistika | Kosova |
| 0 | Gola | 1 |
| 4 | Tentime të përgjithshme | 5 |
| 2 | Brenda kuadratit të portës | 4 |
| 2 | Jashtë kuadratit të portës | 0 |
| 0 | Bllokada | 1 |
| 0 | Goditje nga këndi | 2 |
| 1 | Pozita jashtë loje | 0 |
| 43% | Posedimi i topit | 57% |
07/06/2019 21:34-Pjesa e parë: Mali i Zi 0-1 Kosova
Me golin e Milot Rashicës ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.
07/06/2019 21:32-Lëndimi i Zenelit nuk është aq serioz sa u mendua
07/06/2019 21:29
44' Aksione të njëpasnjëshme të Kosovës që nuk konkretizohen.
07/06/2019 21:27
41' Tjetër aksion i mirë i mysafirëve që nuk shfrytëzohet në fund.
07/06/2019 21:26
40' Super Rast nga Vedat Muriqi, por portieri kundërshtar është në vend.
07/06/2019 21:22
39' Edon Zhegrova inkuadrohet në vend të Arbër Zenelit, i cili u lëndua dhe u detyra ta lëshojë fushën.
07/06/2019 21:19-Lëndohet Arbër Zeneli
32' Pas një lëndimi, Arbër Zeneli detyrohet ta lëshojë fushën.
07/06/2019 21:10-Gooooooool.... Mali i Zi 0-1 Kosova
24' Milot Rashica shënon për Kosovën. Anësori fantastik u gjend më së miri në zonë për ta zhbllokuar rezultatin.
https://www.dailymotion.com/video/x7aimvl
07/06/2019 21:09-Kosova po e kërkon golin
24' Tjetër rast për Kosovën. Disa mundësi të lojtarëve tanë kundrejt portës së Malit të Zi.
07/06/2019 21:06-Statistikat pas 20 minutash
| Mali i Zi | Statistika | Kosova |
| 0 | Gola | 0 |
| 2 | Tentime të përgjithshme | 1 |
| 1 | Brenda kuadratit të portës | 1 |
| 1 | Jashtë kuadratit të portës | 0 |
| 0 | Bllokada | 0 |
| 0 | Goditje nga këndi | 1 |
| 0 | Pozita jashtë loje | 0 |
07/06/2019 21:02
17' Goditja e parë nga këndi për Kosovën. Nuk shfrytëzohet harkimi i Zenelit.
07/06/2019 21:01
16' Malazezët të udhëhequr nga Beqiraj, prodhojnë disa raste të rrezikshme.
07/06/2019 20:59
13' Beqiraj rrezikoi në anën tjetër, mirëpo në vend ishte portieri i Kosovës.
07/06/2019 20:57
11' Arbër Zeneli rrezikon nga gjuajtja e lirë, por intervenon portieri malazez.
07/06/2019 20:44-Fillon ndeshja
Pas intonimit të himneve, ka nisur ndeshja ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës në Podgoricë.
Ndeshja ka nisur me një minutë heshtje për nder të Lennart Johansson, i cili ka ndërruar jetë më 4 qershor.
07/06/2019 20:43-Takim urgjent i Federatës malazeze pas lojës ndaj Kosovës: Largohet Tumbakovic, nuk deshi t’i shmangte vetëm takimet ndaj Kosovës
Bordi i çështjeve emergjente të Federatës së Futbollit të Malit të Zi do të takohet sonte (e premte) pas ndeshjes kundër Kosovës, kur pritet të zyrtarizohet largimi i trajnerit Ljubisa Tumbakovic.
Ditët dramatike në futbollin malazez kanë rezultuar me vendimin e përzgjedhësit që të mos e drejtojë ndeshjen kundër Kosovës, për shkak të presioneve të mëdha nga Serbia, ndaj të cilës është ekspozuar edhe familja e tij.
Për arsye të njëjta, në ndeshjen kundër ekipit tonë kanë refuzuar të luajnë edhe futbollistët e Crvena Zvezdas, Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic.
07/06/2019 20:34-Kryetarë të klubeve dhe tifozë të pranishëm në stadium me bileta VIP
Kryetari i klubit të Feronikelit, Naser Ramaj dhe ai i Ballkanit, Arsim Kabashi janë bashkë me krerët e federatës në ulëset VIP.
Janë edhe disa tifozë që i kanë marr këto bileta nga FFK.
07/06/2019 20:32-Të dy ekipet kryejnë nxehjen, gati për ndeshje
Të dy skuadrat si ajo e Malit të Zi, ashtu edhe e Kosovës e kanë kryer nxehjen para përballjes.
Tashmë janë në dhomat e zhveshjes dhe pas pak pritet të dalin në fushë.
07/06/2019 20:17-Mesfushori malazez, Mirko Ivanic iu drejtua federatës: Nuk do të luaj ndaj Kosovës edhe nëse nuk luaj kurrë për Malin e Zi
Dy lojtarët e Malit të Zi, të lindur në Serbi, Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic, nuk do të luajnë ndaj Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.
Mediat serbe shkruajnë se njëri nga lojtarët që ka refuzuar të luajë, Ivanic, ka thënë se nuk do të luajë kurrë për Malin e Zi nëse është nevoja.
07/06/2019 20:08-Mësohet prapaskena: Tumbakovic nuk e pranoi ofertën e Federatës që të mos i drejtonte ndeshjet ndaj Kosovës, por të mbetej trajner i Malit të Zi
Ljubisa Tumbakovic e ka refuzuar ofertën e kreut të Federatës Malazeze të Futbollit, Dejan Savicevic, që të mos i drejtojë ndeshjet kundër Kosovës në Podgoricë dhe në Prishtinë, por që të mbetet në krye të ekipit përfaqësues - transmeton Sport Klub.
Në takim me Savicevicin, krahas Tumbakovicit, kanë qenë të pranishëm edhe lojtarët e lindur në Serbi e që e përfaqësojnë Malin e Zi, Filip Stojkovic, Mirko Ivanic, Adam Marusic, Vukan Savicevic dhe Marko Simic.
07/06/2019 19:54-Atmosferë e qetë në Podgoricë
Duke qenë se ndeshja zhvillohet pa tifozë, në Podgoricë nuk ka shumë lëvizje.
07/06/2019 19:52-Zyrtare: Trajneri dhe dy lojtarët nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjen që Mali i Zi e luan kundër Kosovës
Zëdhënësi i federatës së Malit të Zi, Branko Latinovic, e ka pranuar që në ndeshje ndaj Kosovës, nuk do të jetë në bankë trajneri Ljubisa Tumbakovic.
Trajneri dhe lojtarët e lindur në Serbi, kanë qenë nën presion të madh të Beogradit dhe duket se politika ka fituar ndaj futbollit, kështu që Tumbakovic nuk do të jetë trajner i Malit të Zi në takimin në Podgoricë. Lexo lajmin e plotë

07/06/2019 19:50-Kosova luan me fanella të verdha
Kosova sot do të luajë me fanella të verdha në përballje me Malin e Zi.
Ndeshja fillon në ora 20:45.
https://twitter.com/kosovanfooty/status/1137048555204632576?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1137048555204632576&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fja-me-cfare-fanellash-do-te-luaje-kosova%2F
07/06/2019 19:40-Politika fitoi ndaj futbollit
Mali i Zi pa trajner
Pa reprezentuesit e lindur në Serbi
Mungon asistent-trajneri i parë dhe pjesëtarë tjerë të stafit
Megjithatë, LOJA DO TË ZHVILLOHET!
07/06/2019 19:33-Formacioni i Kosovës
Kosova: Muriqi, Aliti, Voca, Rashica, Halimi, Celina, Zeneli, Rrahmani, Vojvoda, V. Muriqi, Paqarada.


07/06/2019 19:27-Formacioni i Malit të Zi
07/06/2019 19:00-Lojtarët nisen për në stadium
Përfaqësuesja jonë ka qenë e akomoduar në një hotel në qendër të Podgoricës, ku gjithçka ka kaluar në qetësi.
Sot pak para orës 19:00 i gjithë stafi e kanë lënë hotelin dhe janë nisur për në stadiumin e Podgoricës.
07/06/2019 18:56-Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i pranishëm në Podgoricë
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka udhëtuar në Podgoricë në mbështetje të Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen kundër Malit të Zi.
07/06/2019 18:46
Mali i Zi luan pa tifozë, pa trajner dhe pa futbollistët e lindur në Serbi.
07/06/2019 18:44-Disa të dhëna nga UEFA
Fqinjët takohen për herë të parë
Mali i Zi humbi nga Anglia (1-5) në ndeshjen e fundit në shtëpi
Kosova barazoi ndaj Bullgarisë në debutimin e vet në kualifikimet për Kampionatin Evropian
Mysafirët janë pa humbje në 12 ndeshje radhazi: Tetë fitore, katër barazime
07/06/2019 18:38-Pesë ndeshjet e fundit të dy përfaqësueseve

07/06/2019 17:55-Pas presionit të Beogradit, trajneri Tumbakovic refuzon ta drejtojë Malin e Zi ndaj Kosovës – nuk luajnë as futbollistët e lindur në Serbi
Përzgjedhësi i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, nuk dëshiron ta drejtojë skuadrën në ndeshjen e sotme (e premte) kundër Kosovës – raporton vijesti.me.

Trajneri dhe lojtarët e lindur në Serbi, kanë qenë nën presion të madh të Beogradit dhe duket se politika ka fituar ndaj futbollit, ashtu që Tumbakovic refuzon të jetë trajner i Malit të Zi në takimin në Podgoricë.
07/06/2019 17:42-Vlera e lojtarëve të Kosovës
Kosova do luajë të premten duelin e dytë kualifikuese për EURO 2020 ku përballë do ta ketë Malin e Zi.
Por gjatë këtyre ditëve, Kosova ka marr një lajm të mirë, pasi shumica e vlerave të lojtarëve janë në rritje.
Rritjen më të madhe të vlerës e ka arritur Milot Rashica, i cili tashmë do vlejë plot 20 milionë euro.
07/06/2019 17:41-Shqiptari rekordmen i Malit të Zi që si kapiten do ta pres Kosovën – e nisi me Shqiponjën e Pejës, karrierë në Rusi, Kinë, Belgjikë e Izrael
Djaloshi nga Peja, Fatos Beqiraj do të jetë kapiten i Malit të Zi ndaj Kosovës në ndeshjen që do të zhvillohet të premten.
Shumë kush mund ta mendojë që malazezët do ta bëjnë këtë gjë për inat, por nuk është kështu, pasi Beqiraj pa dyshim është një legjendë e futbollit malazez dhe ndaj Kosovës do të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në histori për këtë kombëtare.
07/06/2019 17:39-Fakte interesante para takimit Mali i Zi-Kosovë
Vendasit nuk dinë për fitore në katër prej pesë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat, dhe do të kenë mungesa të theksuara në këtë për këtë takim.
07/06/2019 17:38-Statistika, analizë dhe parashikim
Sot, të gjithë sytë e futbolldashësve shqiptarë do të shikojnë kah shteti malazez. Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë mysafire e Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.
07/06/2019 17:37-Ky pritet të jetë formacioni titullar ndaj Malit të Zi
Trajneri Bernard Challandes thuhet se ka vendosur përfundimisht për formacionin titullar ndaj Malit të Zi.
07/06/2019 17:35-Challandes ndërron mendje, Amir Rrahmani kapiten i Kosovës ndaj Malit të Zi
Bernard Challandes ka vendosur që Amir Rrahmani të jetë kapiten i Kosovës në ndeshjen ndaj Malit të Zi.
07/06/2019 17:33-Zeneli te Dardanët e Mugosa te malazezët: Dy futbollistët që mund të vendosin për takimin Mali i Zi – Kosovë
Malazezët do të jenë nikoqir të Dardanëve në stadiumin e qytetit të Podgoricës, me fillim në ora 20:45.
07/06/2019 17:32-IPKO sjell ndeshjen e Kosovës
Duke filluar nga ora 20:45, Sport Kosova 1 dhe Super Sport 3 sjellin ndeshjen me kualitetin më të mirë të videos të shumëpriturën midis Kosovës dhe Malit të zi, në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’.






























































