LAJMI I FUNDIT:

Challandes ka vendosur tashmë, ky pritet të jetë formacioni titullar ndaj Malit të Zi – ndryshime në mbrojtje

Challandes ka vendosur tashmë, ky pritet të jetë formacioni titullar ndaj Malit të Zi – ndryshime në mbrojtje
Challandes duke dhënë instruksione në stërvitje (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Trajneri Bernard Challandes thuhet se ka vendosur përfundimisht për formacionin titullar ndaj Malit të Zi.

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë sot (e premte) ndeshjen ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve të Euro 2020.


Kjo ndeshje është e vlefshme për Grupin A dhe do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Podgoricë me fillim nga ora 20:45.

Kosova përballë Malit të Zi: Statistika, analizë dhe parashikim
Lexo po ashtu Kosova përballë Malit të Zi: Statistika, analizë dhe parashikim

Trajneri Challandes ka pasur kokë-dhimbje për këtë ndeshje pasi shumë lojtarë titullar do të mungojnë shkaku i lëndimeve.

Gjatë javës së fundit është përfolur shumë se trajneri zviceran ka vendosur për formacionin titullar, por tani ka ndryshuar situatë.

Challandes ka vendosur tashmë për formacionin (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Challandes vetëm sot e ka marrë vendimin për formacionin kundër Malit të Zi dhe ai pritet të ketë ndryshime edhe në mbrojtje.

Dyshimi i vetëm ka qenë ai në krahun e majtë në mes të Benjamin Kolollit dhe Leart Paqaradës, por balotazhi thuhet se është fituar nga ky i fundit, pasi Kololli i është bashkuar me vonesë përfaqësueses.

Paqarada ka fituar balotazhin ndaj Kolollit (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në portë pritet të jetë Arijanet Muriqi, ndërsa në mbrojtje përveç Paqaradës, do të luajnë edhe Mërgim Vojvoda, Fidan Aliti dhe Amir Rrahmani.

Vedat Muriqi pritet të jetë kapiten i Kosovës ndaj Malit të Zi
Lexo po ashtu Vedat Muriqi pritet të jetë kapiten i Kosovës ndaj Malit të Zi

Në mesfushë vendin e të lënduarve Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala do të zënë dyshja Idriz Voca dhe Besar Halimi.

Ndërsa, pas sulmuesit qendror Vedat Muriqi do të luajnë Milot Rashica, Bersant Celina dhe Arbër Zeneli. /Telegrafi/  

Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Malit të Zi

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori