LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi pritet të jetë kapiten i Kosovës ndaj Malit të Zi

Vedat Muriqi pritet të jetë kapiten i Kosovës ndaj Malit të Zi
Vedat Muriqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Sulmuesi shtatlartë, Vedat Muriqi pritet të jetë kapiten i Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e sotme ndaj Malit të Zi.

Kosova ka udhëtuar drejt Malit të Zi, pasi do të luajnë në Podgoricë ndeshjen e vlefshme të Grupit A për kualifikimet e Euro 2020.


Megjithatë, ekipi i Bernard Challandes do të ketë mungesa të shumta në këtë ndeshje, e cila do të zhvillohet sot (e premte) nga ora 20:45.

Kosova përballë Malit të Zi: Statistika, analizë dhe parashikim
Lexo po ashtu Kosova përballë Malit të Zi: Statistika, analizë dhe parashikim

Mungesat e Dardanëve korrespondojnë edhe me mungesën e kapitenëve në ekip, pasi Valon Berisha, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala, të gjithë janë të lënduar.

Përveç këtyre tre futbollistë që e kanë mbajtur në të kaluarën shiritin e kapitenit, edhe portieri Samir Ujkani do të jetë në bankën rezervë dhe Kosovës i duhet një kapiten i ri ndaj Malit të Zi.

Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës në ndeshjen ndaj Malit të Zi - mbrojtja e njëjtë, mesfusha ndryshon
Lexo po ashtu Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës në ndeshjen ndaj Malit të Zi - mbrojtja e njëjtë, mesfusha ndryshon

Shiritin e kapitenit në ndeshjen e sotme duket se do ta mbajë sulmuesi shtatlartë prizrenas, Vedat Muriqi që është në konkurrenc me Amir Rrahmanin për shiritin.

Futbollisti njihet si një lojtarë që lufton shumë dhe e ndjen shumë fanellën, ndërsa ka qenë lojtar i përfaqësueses në të gjitha grupmoshat. /Telegrafi/

Muriqi dhe Bernard Challandes (Foto: Ridvan Slivova/Facebook)