LAJMI I FUNDIT:

Fakte interesante para takimit Mali i Zi-Kosovë

Fakte interesante para takimit Mali i Zi-Kosovë

Mali i Zi do të jetë nikoqir i përfaqësueses së Kosovës në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian.

Malazezët do të mirëpresin “Dardanët” në stadiumin e qytetit të Podgoricës me fillim në ora 20:45.


Vendasit nuk dinë për fitore në katër prej pesë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat, dhe do të kenë mungesa të theksuara në këtë për këtë takim.

Futbollistët tanë janë në formën më të lartë të mundshëm, ku kanë bilanc prej tetë fitoreve, katër barazimeve dhe asnjë humbje.

Kosova zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të grupit A me një pikë, po aq sa ka edhe Mali i Zi i vendit të katërt, por që ka një ndeshje më shumë.

Disa fakte rreth dy skuadrave:

Mali i Zi në pesë ndeshjet e fundit ka bilanc prej një fitore, një barazimi dhe tre humbjeve.

Mali i Zi në pesë ndeshjet e fundit ka pësuar së paku një gol në të gjitha garat.

Mali i Zi nuk di për fitore që tetori i vitit të kaluar kur fituan kundër Lituanisë.

Futbollistët malazez në tri nga katër ndeshjet e fundit kanë shkaktuar penallti.

Kosova nuk ka pësuar 12 ndeshjet rresht në të gjitha garat e njohura nga FIFA.

Kosova ka bilanc prej katër barazimeve dhe tetë fitoreve në të gjitha garat.

Kosova humbjen e fundit e ka pasur para dy vjetësh kundër Islandës.

Kosova vetëm në një nga 12 ndeshjet e fundit nuk ka arritur të shënojë gol. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Liga e Evropës
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

Liga e Evropës
UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori