Këngëtarja e njohur Dafina Dauti vazhdon të jetë shumë e angazhuar në muzikë.
Ajo ka publikuar së fundmi albumin e saj më të ri me këngë live, këngë të cilat janë zgjedhur me kujdes për shijen e publikut.
Në një intervistë për Telegrafin, këngëtarja Dauti ka treguar për punën e madhe që ka bërë për realizimin e këtij albumi, për të cilën ndjehet e kënaqur që arriti ta finalizojë.
“Albumi më ka marrë shumë kohë duke marrë parasysh që është live dhe është projekt i një natyre të re nga ana ime. Por tërë kjo punë kishe edhe shumë kënaqësi normalisht. Jam e lumtur që në këtë album kam shumë këngë, prej të cilave të preferuarat mija janë “Martesë pa dashni” nga Buraku & Grupi Fama dhe “Ushtarit tim” nga Adelina Ismaili. Albumi im gjendet në Youtube, dhe po ashtu do ta shpërndaj te publiku në koncertet e mija dhe në disa pika të autorizuara”, tha Dafina Dauti për Telegrafin.
Të vish me një album në tregun muzikor të vitit 2017 nuk është aspak e lehtë, duke marrë parasysh piratërinë e madhe dhe rrjedhjen e këngëve online në Internet, nga ku publiku sheh gjithmonë e më pak interes për të blerë. E pyetur se sa e vështirë ka qenë për të t’i futet kësaj rruge për realizimin e një albumi, këngëtarja u shpreh: “Realisht sikurse të gjithë kolegët edhe unë po përballem me vështirësitë e tregut, të drejtës autoriale etj. Por dëshira që t’i mbledh dhe t’i këndoj disa nga këngët e preferuara për të gjithë fansat e mi, janë motivi kryesor për realizimin e këtij albumi”.
Ndërkohë Dafina vazhdon të jetë shumë e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, ndërsa thotë se kërkesat e fansave nëpër koncerte kanë qenë arsyeja kryesore që e kanë çuar drejt realizimit të këtij albumi.
“Angazhimet e shumta në mbrëmje të ndryshme janë tashmë konstante. Por kërkesat e të gjithë atyre që më kanë nderuar me pjesëmarrje në mbrëmjet e mija më kanë shtyrë që të realizoj një album live”, shtoi më tej ajo.
Muajt e nxehtë po afrojnë dhe estrada si gjithnjë janë shumë më produktivë në këtë stinë. Për Telegrafin, këngëtarja Dauti zbuloi se shumë shpejt do të vijë edhe me dy këngë të reja së shpejti.
“Shumë shpejt do të lansoj dy projektet e mija të reja, njëra do të jetë baladë, ndërsa tjetra më ritmike për sezonën e verës”, përfundoi këngëtarja për Telegrafin.
Në kanalin zyrtar të “Arkiva Shqip” në YouTube janë publikuar edhe këngët e reja të albumit “live” të këngëtares, të cilat tashmë publiku ka mundësinë t’i dëgjojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ola kërcënon hapur Gjestin: Bashkë do të flasim, kur të dalësh nga këtu mendon se do të ikësh në ndonjë planet tjetër?

"Kur e vlerësojnë nxënësin më shumë se mësuesin", Xheneta thumbon Gjestin dhe produksionin e BBVA

Gjesti flet për 24 orëshin që qëndroi jashtë Big Brother: Kur dola edhe në tualet shikoja mos ka kamera

Duda Balje pozon e mbuluar për Ramazan

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Agravon situata - Gjesti i thyen vezë në kokë Olës dhe Vserlos

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare