Lista me yjet që u skadojnë kontratat në vitin 2023 – janë plotë 40 lojtarë në pyetje

Këtu është lista e lojtarëve më të vlefshëm, me kontratat e tyre që skadojnë në vitin 2023, duke përfshirë mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar dhe mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot.
Nerazzurrët i kanë ofruar një kontratë të re reprezentuesit sllovak, por nuk kanë mundur të përputhen me ofertën e PSG-së të bërë verën e kaluar. Gjigantët e Serisë A kanë besim se 27-vjeçari do të përkushtojë të ardhmen e tij në klub, por brenda disa javësh, ai do të jetë i lirë të nënshkruajë një marrëveshje para-kontrate me çdo ekip tjetër përpara një lëvizjeje të lirë në verë.
Juventusi nuk është ulur ende me Rabiot, i cili pritet të largohet nga Torino si një transferim i lirë në verë, edhe nëse bardhezinjtë ka të ngjarë të bëjnë një përpjekje për të zgjatur qëndrimin e tij në klub.
Mesfushori i Italisë, Jorginho është lidhur me një rikthim në Serie A. Ish-ylli i Napolit dhe Hellas Verona me mirësjellje refuzoi t'i përgjigjet një pyetjeje për të ardhmen e tij te Chelsea në intervistën e tij të fundit me Sky Sport Italia.
Këtu është një listë e lojtarëve më të vlefshëm (sipas Transfermarkt) me kontratat e tyre që skadojnë në qershor të vitit 2023: Milan Skriniar (Inter) Lionel Messi (PSG)



























































