Parlamenti i Serbisë gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një seancë të veçantë për Kosovën.

Në Kuvend, të pranishëm ishin edhe zyrtarë të Lista serbe të Kosovës, të cilët duket se ishin të kënaqur me fjalimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në disa raste, duke përfshirë edhe të sanksionuarin e SHBA-ve, Milan Radoiçiq, ata shihen duke duartrokitur dhe brohoritur në mbështetje të Vuçiqit – “Aco srbine”,

SHBA-të e futën në listën e zezë, dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit - Radoiçiq i duartroket Vuçiqit në Parlamentin e Serbisë SHBA-të e futën në listën e zezë, dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit - Radoiçiq i duartroket Vuçiqit në Parlamentin e Serbisë

Ndërkohë, Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka ironizuar me praninë e deputetëve të Listës Serbe.

“Ja këta që ‘nuk i kontrollon’ Vuçiqi. Këndellje për të gjithë ata që mbështetën barrikadat”, ka shkruar ajo në Twitter.

Reklama

Ndryshe, Kuvendi i Serbisë do të vazhdojë edhe sot të flas për Kosovën, ku temë e diskutimit është propozimi gjermano-francez. /Telegrafi/

Reklama