LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe mesazh Prishtinës: Serbët nuk mund t’i bëni të dëgjueshëm

Lista Serbe mesazh Prishtinës: Serbët nuk mund t’i bëni të dëgjueshëm

Lista Serbe ka vazhduar fushatën elektorale në Zveçan me akuza të rënda për Aleksandër Jabllanoviqin, kryetarin e Partisë së Serbëve të Kosovës, i cili të dielën pasdite është arrestuar nga Policia pasi që kishte kërcënuar anëtarë të Listës Serbe, shkruan sot gazeta Zeri.

Por Jabllanoviq, i cili është liruar pasi që ka dhënë deklaratë në Polici, ka thënë se nuk e ka kërcënuar askënd me armë dhe se janë militantët e Listës Serbe të cilët, siç ka thënë ai, ia kanë vjedhur materialin zgjedhor dhe afishet që kishte filluar t’i vendoste në Leposaviq.


Në tubim kanë folur Lubomir Mariq, koordinator i “Zajednicës”, pastaj ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq, i cili është edhe kryetar paralel i Zveçanit, kryetari legal i Zveçanit, Vuçina Jankoviq, shkruan gazeta Zeri.

Lubomir Mariq ka thënë se në Kosovë e sheh vetëm Listën Serbe.

“Ata që thonë se Serbi në Kosovë nuk ka, se serbët në Kosovës e Metohi janë të përçarë, ashtu thonë edhe mediet e tyre se serbët në Kosovë e Metohi janë më shumë kolona. Disave prej tyre nuk do t’ua jepja as delet për t’i ruajtur. Qytetarëve të Serbisë në Kosovë do t’ua bëja një pyetje, a do të guxonin t’ua besonin ndonjërit prej tyre, natyrisht përpos Listës Serbe, kur shqiptarët po përpiqen që me ndryshime kushtetuese të krijojnë terren për formimin e së ashtuquajturës ushtri e Kosovës. Jam i sigurt se disave prej tyre, të cilëve nuk dua t’ua përmendi emrat, nuk do t’ua besoja as delet për t’i ruajtur, e kurrsesi t’ua besoj interesat esenciale ekonomike e të sigurisë së familjeve të tyre”, ka thënë mes tjerash ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal i Republikës së Kosovës, Lubomir Mariq.

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori