LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe merr pjesë në zgjedhje, pritet ta dorëzojë sot listën me emrat e kandidatëve

Lista Serbe merr pjesë në zgjedhje, pritet ta dorëzojë sot listën me emrat e kandidatëve

Lista Serbe do të dorëzojë sot listën me kandidatë për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme, që do të mbahen në tetor.

Sipas zyrtarëve të kësaj partie, vendimin për pjesëmarrje e kanë marrë pas konsultimeve me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, transmeton Telegrafi.


“Vendimin e kemi marrë konsultimeve që i kemi pasur me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Drejtorin e Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga Lista Serbe. /Telegrafi/