LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe i kërkon Vuçiqit të pezullojë dialogun me Kosovën

Lista Serbe i kërkon Vuçiqit të pezullojë dialogun me Kosovën

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka folur sot pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës, ku kryetarët e rinj e komunave kanë kryer detyrat sipas ligjeve të vendit.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një konferencë për media në Mitrovicën e Veriut ka thënë se pas situatës në veri ka kërkuar prej presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ndërprerjen e dialogut deri siç tha në tërheqjen e “kryetarëve fiktivë të Kurtit” nga veriu i Kosovës dhe tërheqjen e forcave speciale.


“Duke pasur parasysh të gjitha, ne përfaqësuesit politikë të popullit serb nga Kosova, si dhe i gjithë populli serb, kërkojmë nga presidenti ynë, Vuçiq dhe nga e gjithë lidershipi shtetëror që të pezullojnë menjëherë çdo pjesëmarrje të mëtejshme të Beogradit në dialog me Prishtinën. Ne besojmë se çdo bisedë e mëtutjeshme me Prishtinën në rrethanat aktuale është jo vetëm e palogjikshme, por edhe kundërproduktive. Me fjalë të tjera, vazhdimi i bisedimeve me regjimin e Kurtit pas terrorit të djeshëm do t’i dërgonte atij një mesazh se një veprim i tillë është mjaft fitimprurës”, pohoi fillimisht ai, raporton b92.

Shkuarja në vendin e punës do të duhej të ishte gjëja më normale, Kurti u drejtohet qytetarëve: Të gjitha rrugët për në veri janë të lira
Lexo po ashtu Shkuarja në vendin e punës do të duhej të ishte gjëja më normale, Kurti u drejtohet qytetarëve: Të gjitha rrugët për në veri janë të lira

“Nga kjo perspektivë, në veçanti kërkojmë nga lidershipi shtetëror që vendimi për ndalimin e përkohshëm të pjesëmarrjes së zyrtarëve shtetërorë në dialog të hiqet vetëm pas Prishtina të tërheq të gjitha forcat speciale të policisë ROSU nga veriu i Kosovës dhe të tërheq të gjitha organet dhe forcat e saja si dhe të largohen nga ndërtesat e administratave komunale në veri të Kosovës”, tha ai.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në orët e mëngjesit iu drejtua qytetarëve, një ditë pas situatës së tensionuar në veri të vendit.

Kurti në një postim në Facebook bën të ditur se të gjitha rrugët që dërgojnë në veri të vendit janë të lira, ndërsa thekson se shkuarja e kryetarit të komunës në vendin e tij të punës do duhej të ishte gjëja më normale e mundshme dhe se objekti i ndërtesës së komunës është vendi ku u shërbehet qytetarëve mbi bazën e ligjit e kushtetutës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori