LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe kërkon themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Lista Serbe kërkon themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të punojë më aktivisht, pasi që një numër i madh i reformave janë vonuar, ndërsa sa i përket formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe tha se për këtë çështje do të ketë një fokusim më të madh pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Apostolova gjatë takimit me përfaqësues të Listës Serbe, ka theksuar se BE-ja do të bëjë dhe po bën presion që të punohet në këtë drejtim, pasi që Asociacioni është pjesë e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut në Bruksel.


“Ju përmendët Asociacionin e Komunave Serbe. Natyrisht, kjo është një domosdoshmëri dhe natyrisht ky është një nga angazhimet e marra nga dialogu i Brukselit. Mendoj se tash koncentrimi është në zgjedhjet lokale dhe se politikanët janë më tepër të përfshirë në kampanjë. Pas zgjedhjeve lokale do të shikojmë më shumë dhe me kujdes sa i përket kësaj çështjeje”, tha ajo, raporton KP.

Apostollova theksoi se Kuvendi i Kosovës duhet të punojë më aktivisht, përderisa theksoi se një numër i madh i reformave janë vonuar.

“Do të dëshironim që Kuvendi të funksionoj në mënyrë shumë aktive. Unë nuk po e shoh këtë gjë për momentin. Ne kemi parë vetëm disa takime të Kuvendit, natyrisht, ato ishin shumë të rëndësishme pasi që ju miratuat instrumente për para-aderimin IPA 2016, gjë e cila është shumë e mirë dhe na jep mundësinë për të shpërndarë mbështetjen buxhetore për Kosovën. Sfida është se Kosova për fat të keq ka humbur kohë këtë vit me reforma dhe ne po i afrohemi shumë shpejt, gjegjësit më 16 nëntor, këshillit të MSA-së. Ky është forumi ku Komisioni Evropian së bashku me delegacion tuaj do të vlerësojë atë që ka ndodhur në këtë vit në agjendën e reformave në Kosovë. Pra, nuk dua të jem shumë skeptike, por një numër mjaft i madh i reformave është vonuar. Tani zyra ime është shumë e angazhuar me institucionet në përpjekje për të përshpejtuar disa nga këto reforma, por duhet të jetë reale rreth asaj se çfarë të bëhet dhe çfarë jo”, tha ajo.

Ndërkaq, Sasha Milosavleviq nga Lista Serbe, tha se kjo parti do të punojë për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Grupi parlamentar i Listës Serbe në të ardhmen do të punojë për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, për të gjitha ato që janë bërë marrëveshje në Bruksel, edhe të zbatohen, si formimi i Asociacionit të Komunave Serbe ashtu sikurse është dakorduar në Bruksel”, ka thënë ai.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq, ka deklaruar se Lista Serbe nuk e përkrah Ligjin për liritë fetare, i cili së shpejti pritet të dërgohet në Kuvend, pasi ky ligj, sipas tij, krijon shumë konfuzitet sidomos në raport me Kishën ortodokse serbe.

Ai po ashtu ka kërkuar që në kohë të mos flitet për themelimin e ushtrisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori