LAJMI I FUNDIT:

Lirohuni nga ndjenja e fajit

Lirohuni nga ndjenja e fajit

Faji do ta shkatërrojë vetëbesimin e juaj, nëse nuk vendosni të fshini nga jeta e juaj.

Gratë shpesh herë janë të ngarkuara me ndjenjën iracionale të fajit, dhe i brejnë mendimet sikurse që vijon: “A jam nënë e mirë sa duhet?”, “A jam grua e mirë?” “Nëse nuk gjej punë, nuk do të kemi para sa duhet, mirëpo nëse gjej punë, nuk do të mund të kaloj kohën e mjaftueshme me fëmijët.”

Të ngarkuara me fajin, shpesh herë kemi vajtur prej fatkeqësisë deri në pakënaqësi dhe jemi përpjekur të gjithëve t’ u bëhemi çdo gjë, e kjo është përherë situatë në të cilën nuk mund të fitojmë, prandaj vetëbesimi jonë është përherë e më i dobët.


Nëse ju jeni i tillë, ndaluni për një moment.

Faji do ta shkatërrojë vetëbesimin e juaj, nëse nuk vendosni të fshini nga jeta e juaj. Këtu nuk ka zgjidhje gjysmake; faji nuk guxon të jetë as vizitues i kohëpaskohshëm. Fëmijët dinë shumë shpejt të zbulojnë dobësinë e juaj dhe t’jua shfrytëzojnë ndjenjën e fajit në mënyrë që t’ju ngarkojnë me kërkesa shtuese.

Ushtrime – lirimi nga ndjenja e fajit

Shqiptoni pohimin: Përherë jap çdo gjë nga vetja. Dhe njëkohësisht e paramendojeni ndjenjën e fajit se si po zhduket si flluskë në mënyrë që kurrë më të mos paraqitet. Dhe pastaj harroni atë. Kurrë më të mos mendoni për të.

Kini në mendje se vetëbesimi i juaj do të dobësohet nëse lejoni që t’ju mundojë faji; kjo është e vetmja gjë që mund t’ju sjell kjo ndjenjë!

Përherë ushtroni rregullën e lirimit nga faji, e kjo do t’ ju bëhet përherë më e lehtë dhe më e lehtë, ndërsa jeta e juaj do të bëhet njëkohësisht gjithnjë e më e këndshme dhe më e bukur. /Telegrafi/