LAJMI I FUNDIT:

Lirohet nga arresti polici që para pak ditësh u sulmua nga vëllai i Rexhep Selimit

Lirohet nga arresti polici që para pak ditësh u sulmua nga vëllai i Rexhep Selimit

Prokuroria e Prishtinës nuk ka kërkuar masën e paraburgimit për zyrtarin policor, i arrestuar të premten, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje.

Lajmin e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.


“Të dyshuarit me inicialet A.I. të premten i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, por më pas me vendim të Prokurorisë i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë për Kallxo.com kryeprokurori Beka.

“Zyrtari policor me inicialet A.I. është liruar në procedurë të rregullt, derisa me propozimin e IPK- së ai është suspenduar. Procedura e hetimit vazhdon më tutje”, shtoi Beka.

Zyrtari policor A.I. ishte arrestuar pak ditë pas sulmit kundër tij nga Ramadan Selimi, që është vëllai i deputetit të Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi.

Ramadan Selimi u arrestua mbrëmjen e 2 marsit nën dyshimin se kishte sulmuar zyrtarin policor.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori