LAJMI I FUNDIT:

Liria do ta kryej fazën përgatitore në Shqipëri dhe paralajmëron gjashtë transferime

Liria do ta kryej fazën përgatitore në Shqipëri dhe paralajmëron gjashtë transferime

Liria është skuadra, e cila ka bërë më së paku “zhurmë” në periudhën e pushimit dimëror në Superligën e Kosovës.

Në kohën kur pothuajse të gjitha skuadrat i kanë nisur përgatitjet, si dhe kanë prezantuar përforcime para fillimit të stinorit vjeshtor, prizrenasit kanë qenë të heshtur.


Liria e mbylli stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll në vendin e dhjetë me vetëm 19 pikë të grumbulluara pas 17 ndeshjeve, kurse në Kupën e Kosovës është eliminuar nga Prishtina me rezultat të thellë, 4:0.

Djelmoshat e Vincenzo Alberto Aness, trajnerit italian, megjithatë pritet që shumë shpejt t’i vazhdojnë përgatitjet jashtë vendit, por kjo nuk do të ndodhë këtë muaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Lirisë, Iliaz Iliazi, i cili në një prononcim për gazetën “Zëri” tha se përgatitjet jashtë vendit do të vijojnë nga fillimi i muajit të ardhshëm.

“Nga 1 deri më 10 shkurt do të jemi në Durrës, në Tropikal, aty ku edhe do t’i vazhdojmë përgatitjet para fillimit të stinorit pranveror”. konfirmoi shkurt Iliaz Iliazi.

Tifozët e Lirisë i ka bërë kurreshtarë fakti se skuadra e tyre e zemrës nuk e ka zyrtarizuar ende asnjë futbollist vendor ose edhe të huaj. Megjithatë, nuk është gjithçka ashtu siç duket. Iliazi më tutje për gazetën thotë se klubi ka arritur marrëveshje me gjashtë lojtarë. “Sa u përket përforcimeve, kemi sjellë gjashtë lojtarë, ku të gjithë janë të huaj’’, shtoi Iliazi.

I pari i Lirisë, duke mos dashur të përmend emra pa u dhënë nënshkrimet në kontrata, ka zbuluar se ardhjet e reja janë kryesisht nga Amerika Latine.

Liria e filloi sezonin e ri me Bedredin Gjinalin, vazhdoi me Gëzim Hasin, por pas largimit të tij klubi prizrenas solli Alberto Aness, trajner i cili ende nuk e ka nxjerrë më të mirën nga lojtarët e tij.

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori