LAJMI I FUNDIT:

Liria nuk varet nga numrat

Po bëhen katër vite që Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe sovran. Por, në shoqërinë shqiptare të Kosovës kemi vërejtur një fenomen të dëmshëm që dominon në mendjet dhe në opinionet e njerëzve: se ne si shoqëri jemi të pafuqishëm për të vendosur për vetveten dhe të drejtën e vetëvendosjes, si të gjithë popujt të tjerë që kanë vendosur për vetveten e vet.

Mendimet se Kosova është një shtet i vogël dhe me një territor e numër të popullsisë jo shumë të madh si shtetet tjera, se ne nuk mund të vendosim për veten tonë, pasi NATO na ka çliruar nga okupimi i Serbisë, “arsyetojnë” pohimet se ata që na kanë ndihmuar bëjnë çka të duan me vullnetin e qytetarëve.


“S’lan të jashtmit, ata e kanë në dore, bëjnë çka të duan”.

Një pozicionim i tillë është në kundërshtim me të gjithë ata që kanë luftuar dhe sakrifikuar jetën e tyre për liri dhe drejtësi me gjenerata të tëra.

E drejta e vetëvendosjes është një ndër të drejtat fondamentale kolektive të popujve dhe një ndër parimet themelore politike te marrëveshjeve midis popujve e shteteve në botën e sotme. Liria dhe të drejtat e një populli nuk përcaktohen nga fuqia dhe madhësia e atij populli që ai realisht posedon. Kjo nuk do të thotë që të drejtat e shqiptareve të Kosovës për vendosjen e fatit të vet janë më të vogla se ato të një shteti që posedon popullsi dhe territor më të madh.

Në Konventën Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Qytetare dhe Politike (dhjetor 1966) thuhet: ‘’Të gjithë popujt kanë të drejtën e vet të vetëvendosjes. Ne bazë të kësaj të drejte ata përcaktojnë lirisht statusin e vet politik dhe vijojnë lirisht zhvillimin e vet ekonomik social e kulturor’’.

Kjo tregon qartë se institucioneve kosovare dhe shoqërisë i mungon një vullnet politik për një bashkim drejt një vullneti të përgjithshëm për vetëvendosje. Prandaj, jemi në një gjendje të vështirë si shoqëri dhe si institucione shtetërore, sepse kur nuk arrimë një unitet të përbashkët drejtë vetëvendosjes, askush nuk vendos më mirë se t’i për veten tënde.
Prandaj, të tjerë Vendosin, kur ti nuk vendos vetë; të tjerët të sundojnë, kur nuk mund të sundosh vetë dhe të tjerët veprojnë, kur nuk vepron vetë!

Në trend

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori