LAJMI I FUNDIT:

LIRIA

LIRIA

Poezi nga: Agim Mala

Në muajin mars
miku im
pas gjumit të keq
zgjohet me lulet në terracë
i brengosur
ngrit telefonin Iskra

Alo
Urdhëro
Unë jam
Urdhëro
Asgjë
vetëm zërin të ta dëgjoj

Dhe e dëgjon zërin tim
nga skaji tjetër i qytetit
mbytur në vrer

Të nesërmen sërish
Alo. Unë jam
Urdhëro
Vetëm të të dëgjoj

Kështu çdo ditë
miku im i brengosur
do të bindet se jam
se ende e hap dritaren kur zgjohem
dhe i shikoj kalimtarët nga kati i nëntë

se edhe liria ime
duhet vërtetuar
çdo mëngjes

𝐌𝐚𝐥𝐚, 𝐀𝐠𝐢𝐦. 𝐺𝑗𝑎𝑘 𝑛𝑒̈ 𝑒̈𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑟. Prishtinë: Rilindja, 1990.