"Liri për Imamoglun" - shpërthejnë protesta masive në Turqi kundër arrestimit të rivalit politik të Erdoganit, mijëra njerëz në rrugë
Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në Stamboll për të protestuar kundër arrestimit të kryebashkiakut të qytetit Ekrem Imamoglu.
Bëhet e ditur se tubimi “Liri për Imamoglun” u thirr nga Partia Popullore Republikane (CHP) e Imamoglut, e cila ka inkurajuar njerëzit të dalin në rrugë në të gjithë Turqinë kundër arrestimit që ata thonë se është i motivuar politikisht, shkruan euronews.
Imamoglu, i parë gjerësisht si sfiduesi kryesor politik i qeverisjes 22-vjeçare të presidentit Recep Tayyip Erdogan, u burgos më 23 mars në pritje të gjykimit për akuzat për korrupsion.
“Nëse drejtësia hesht, njerëzit do të flasin”, thotë një nga parullat e protestuesve.
Ndryshe, CHP mbajti zgjedhjet paraprake fundjavën e kaluar, në të cilat zgjodhi Imamoglun si kandidatin e saj për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Zgjedhjet nuk janë planifikuar të zhvillohen deri në vitin 2028, por republikanët duan të shkojnë në zgjedhje herët, me argumentin se qeveria ka humbur legjitimitetin. /Telegrafi/
Istanbul protests right now pic.twitter.com/sKYqYkKR3s
— Dennis N (@DennisN) March 29, 2025





























