Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Fabrika Liri ishte pjesë e aktivitetit “N’ Ritmin e Prishtinës”, organizuar nga Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës, ku qindra fëmijë dhe familje u mblodhën për të festuar në një atmosferë plot gjallëri, argëtim dhe buzëqeshje.

Gjatë këtij aktiviteti, Liri pati kënaqësinë të jetë pranë më të vegjëlve, duke shpërndarë produkte dhe duke kontribuar në krijimin e një dite sa më të veçantë për fëmijët. Prania e tyre, energjia pozitive dhe gëzimi që sollën në shesh e bënë këtë festë edhe më të bukur.


Foto: Liri

Si kompani që prej vitesh është pjesë e familjeve kosovare, Liri vazhdon të mbështesë iniciativa që promovojnë mirëqenien, edukimin dhe lumturinë e fëmijëve. Aktivitete të tilla janë një mundësi e shkëlqyer për të qenë më afër komunitetit dhe për të ndarë momente të veçanta me brezat e rinj.

Foto: Liri

Fabrika Liri falënderon organizatorët për mundësinë e pjesëmarrjes dhe uron të gjithë fëmijët për 1 Qershorin, duke ju dëshiruar një fëmijëri të lumtur, të mbushur me buzëqeshje, lojë dhe kujtime të bukura.

Foto: Liri

Liri – pranë familjeve dhe fëmijëve në çdo moment të veçantë.