LAJMI I FUNDIT:

Lira turke në nivelet më të ulta në dy dekada nën qeverisjen e Erdoganin

Lira turke në nivelet më të ulta në dy dekada nën qeverisjen e Erdoganin

Lira turke ka hyrë në vitin e saj më të keq që kur presidenti Recep Tayyip Erdogan erdhi në pushtet gati dy dekada më parë, pavarësisht apelit që turqit t’i besojnë politikave të tij jotradicionale, që mbështesin normat e ulta të interesit pavarësisht rritjes së inflacionit.

Lira humbi 44 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit gjatë vitit dhe 19 për qind vetëm në javën e fundit të tij.


Kriza e monedhës është përshpejtuar gjatë muajve të fundit, duke tronditur ekonominë prej 720 miliardë dollarësh, kryesisht për shkak të “programit të ri ekonomik” të Erdoganit, të përqendruar tek eksportet dhe kreditë me interesa të ulta, pavarësisht nga rënia e fortë që ka pësuar monedha vendase apo inflacioni i lartë prej më shumë se 21 për qind.

Për të lehtësuar problemet, presidenti bëri të ditur dy javë më parë një skemë sipas së cilës shteti mbron depozitat në lira nga humbjet kundrejt monedhave të forta. Kjo shkaktoi një rritje të fortë prej 50 për qind të lirës me mbështetjen e Bankës Qendrore.

Erdogan, mbështetja ndaj të cilit ka rënë sipas sondazheve të opinionit publik përpara zgjedhjeve në vitin 2023, u bëri thirrje turqve të mbajnë të gjitha kursimet e tyre në lira e të transferojnë arin në banka, duke shtuar se paqëndrueshmëria e tregut ishte kryesisht nën kontroll.

“Ne kemi bërë betejën për të shpëtuar ekonominë nga cikli i normave të larta të interesit dhe inflacionit të lartë”, tha presidenti turk, duke përsëritur pikëpamjen e tij jotradicionale se normat e larta të interesit shkaktojnë rritjen e çmimeve.

Si përgjigje, lira pësoi disa luhatje. Kriza e monedhës, e dyta që nga viti 2018, ka goditur rëndë kursimet dhe të ardhurat e turqve, duke dëmtuar buxhetet dhe planet e familjeve e bizneseve turke.

Me gjithë një rritje ndaj dollarit në dy javët e fundit, lira shënoi në vitin 2021 nivelin e saj më të ulët që nga viti 2001, kohë kur politikat e Fondit Monetar Ndërkombëtar u bënë shkak për një krizë në Turqi. /VoA/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Prishtina hapi dyert e trashëgimisë dhe inovacionit në panairet e Turizmit dhe Edukimit

Prishtina hapi dyert e trashëgimisë dhe inovacionit në panairet e Turizmit dhe Edukimit

Elfije Boletini
Kalo në kategori