LAJMI I FUNDIT:

Lira turke humb 30 për qind të vlerës, Erdogan zëvendëson guvernatorin e bankës qendrore

Lira turke humb 30 për qind të vlerës, Erdogan zëvendëson guvernatorin e bankës qendrore

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan largoi guvernatorin e bankës qendrore nga posti i tij të shtunën dhe e zëvendësoi atë me ish-ministrin e financave Naci Agbal pasi monedha lira arriti nivelet rekord, duke humbur 30 për qind të vlerës së saj që nga fillimi i vitit.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, vendimi për të zëvendësuar Murat Uysal si guvernator u mor me dekretin presidencial, i cili u njoftua në Gazetën Zyrtare të vendit.


Nuk ishte menjëherë e qartë pse Uysal ishte zëvendësuar.

Ndryshe, Lira shkoi në 8.5445 kundrejt dollarit të premten pas një rekordi të ulët prej 8.58 pavarësisht dobësisë së dollarit pasi votat ende numëroheshin në zgjedhjet e SHBA-së.

Erdogan emëroi zëvendësguvernatorin e atëhershëm Uysal të drejtojë bankën qendrore në korrik të vitit 2019 kur ai shkarkoi paraardhësin e tij Murat Cetinkaya mes zhgënjimit të presidentit që banka nuk kishte ulur normat e interesit për të rritur ekonominë.

Erdogan, një armik i vetë-deklaruar i normave të larta të interesit, ka kërkuar vazhdimisht për kosto më të ulëta të huazimit. /Telegrafi/