LAJMI I FUNDIT:

Liqeni me ujë të njelmët, brenda natës merr ngjyrën e kuqe (Foto)

Liqeni me ujë të njelmët, brenda natës merr ngjyrën e kuqe (Foto)

Në veriperëndim të Iranit, ndodhet liqeni Urmia i cili për një kohë të gjatë ka nivel të ulët të ujit, shkaku i mungesës së reshjeve dhe nxehtësisë së madhe.

Por, pas disa ditë me shi, uji i këtij liqeni është bërë i kuq brenda natës, transmeton Telegrafi.


Banorët dhe pushuesit që kanë shkuar pranë këtij liqeni që ka ujë të njelmët, janë mahnitur me ngjyrën që duket sikur brenda të jetë dergjur gjak.

Imazhet e bëra nga satelitët e ‘Nasa Aqua’ e tregojnë tërë sipërfaqen, që ka marrë nuancën e kuqe, për dallim nga ngjyra e kaltër që dominonte më parë.

Për ndryshimin e ngjyrës, ekspertët po mendojnë se janë shkaktarë algat apo një bakter i njohur si ‘Halobacteriaceae’.

Nuk është hera e parë që uji i Urmias ka marrë ngjyrë të kuqe. Kjo ndodhë zakonisht në pranverë dhe në fillim të verës, si pasojë e reshjeve të stinës si dhe strukturës së klimës. Mirëpo, është hera e parë që ka ndodhur në fund të verës. /Telegrafi/

Liqeni me ujë të njelmët merr brenda nates ngjyren e kuqe foto 2

Liqeni me ujë të njelmët merr brenda nates ngjyren e kuqe foto 3

Liqeni me ujë të njelmët merr brenda nates ngjyren e kuqe foto 4

Liqeni me ujë të njelmët merr brenda nates ngjyren e kuqe foto 5

Liqeni me ujë të njelmët merr brenda nates ngjyren e kuqe foto 6

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
A mund ta gjeni brenda 10 sekondash, kaktusin e fshehur në mesin e dhjetëra llojeve të ndryshme të luleve?

A mund ta gjeni brenda 10 sekondash, kaktusin e fshehur në mesin e dhjetëra llojeve të ndryshme të luleve?

Interesante
Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura

Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura

Fun
Kërkim faljet më të çuditshme

Kërkim faljet më të çuditshme

Fun
Francezët gatuajnë bukën baguette me një gjatësi rekord prej 140 metrave

Francezët gatuajnë bukën baguette me një gjatësi rekord prej 140 metrave

Interesante
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Kalo në kategori