LAJMI I FUNDIT:

Liqeni më i thellë në botë në rrezik: Brenda tij gjendet 20 përqind e ujit të ëmbël të Tokës, kurse tani po kalon nëpër krizën  më të madhe (Foto/Video)

Liqeni më i thellë në botë në rrezik: Brenda tij gjendet 20 përqind e ujit të ëmbël të Tokës, kurse tani po kalon nëpër krizën  më të madhe (Foto/Video)

Liqeni Baikal që njëherit konsiderohet si liqeni më i vjetër në botë, po përjeton një nga krizat më të mëdha në historinë e saj 25 milionë vjeçare të ndotjes së ujërave fosfatike, përhapjes së algave, peshkimit të tepruar dhe ndryshimeve klimatike, paralajmërojnë ekspertët.

Përveç që konsiderohet si liqeni më i vjetër në botë, ai është edhe më i thelli prej 1700 metrave dhe përmban 20 përqind të ujit të ëmbël të ngrirë në këtë planet, dhe është “shumë i vlefshëm për studimin e evolucionit”. Ky liqen i Siberisë figuron në listën e Trashëgimisë Botërore të organizatës ndërkombëtare UNESCO, dhe atë që nga viti 1996, transmeton Telegrafi.


Për biodiversitetin flasin më së miri të dhënat për ujërat dhe brigjet e Baikalit në të cilin jetojnë rreth 3.600 specie bimore dhe shtazore, ku pothuajse 80 përqind prej tyre janë endemike, por që janë të ekspozuara nga ndikimet negative që po grumbullohen.

Peshku i rrallë i njohur si Omul, rrezikohet nga algat që në masë të madhe janë përhapur, kurse disa lloje të sfungjerëve tashmë janë zhdukur. Në fillim të tetorit, qeveria ruse ndaloi peshkimin e Omulit.

“Masa biologjike e Omulit është përgjysmuar gjatë 15 viteve të fundit” dhe ka rënë nga 25 milionë tonë në vetëm 10 milionë tonë. Bilogou Anatoli Mamontov thekson se arsyet e kësaj janë peshkimi i tepruar si dhe ndryshimet klimatike.

“Për shkak të thatësirës, është duke u zvogëluar thellësia e lumenjve që derdhen në këtë liqen, kurse sipërfaqja e Baikalit po nxehet shumë, kurse Omuli nuk i pëlqen uji i nxehtë”, ka shtuar ai.

Në shtator, UNESCO ka shprehur shqetësimin për përhapjen e algave Spirogir që po mbulon plazhin me rërë të liqenit duke krijuar një tepit të trashë të gjelbër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori