LAJMI I FUNDIT:

Liqeni i Fierzës në Kukës “përmbytet” nga mbetjet plastike

Liqeni i Fierzës në Kukës “përmbytet” nga mbetjet plastike

Ujëmbledhësi më i madh në Shqipëri dhe një nga resurset më të bukura të natyrës është në gjendje skandaloze.

Ndonëse një atraksion i rëndësishëm turistik, liqeni i Fierzës është mbuluar nga mbetjet që pluskojnë mbi sipërfaqen e tij. Mirëpo, pavarësisht kësaj, qytetarët e Kukësit nuk hezitojnë të kalojnë disa orë buzë liqenit.


“Vimë për të kaluar kohën, se mundësi për të bërë plazh nuk kemi. Por këtu shih si është liqeni. Duhet të pastrohet, se po baht nxehtë dhe duhet me u freskuar. Shumë i ndotur. Duhet të mos hidhen në liqen dhe shteti të marrë masat. Për0para ka pasur edhe shumë peshq, por tani janë zhdukur”, shprehet një qytetar, i cili ka zgjedhur të kalojë pak orë pranë liqenit.

Liqeni i Fierzës, shërben si rregullator i ujërave edhe për dy Hidrocentralet e tjerë të mëdhenj të kaskadës së Drinit, Komanit dhe Vaut të Dejës.

Ndërsa e rralla për këtë periudhë është fakti se liqeni po arrin kuotat maksimale të tij. 292 metra mbi nivelin e detit, ose 4 metër larg kuotës maksimale, kjo edhe për shkak të konsumimit të paktë të energjisë gjatë pandemisë. /abcnews.al

Video