LAJMI I FUNDIT:

Liqeni i Dibrës sot do të popullohet me peshq

Liqeni i Dibrës sot do të popullohet me peshq

Me 50 mijë copë troftë lumi, sot do të popullohet me peshq zona e peshkimit në Liqenin e Dibrës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Popullimi me peshq është në pajtim me marrëveshjen e Reproqendrës në 3.3 ‘Peshku i Ohrit’ me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Gjatë popullimit me peshq është paralajmëruar prania e drejtorit të Inspektoriatit shtetëror për bujqësi, Cvetan Tripunovski dhe të përfaqësuesve nga Ministria e resorit. /Telegrafi/