LAJMI I FUNDIT:

Lippi: Futbolli duhet të rifillojë – po dërgojmë sonda në Mars e nuk po gjejmë vaksinë për coronavirusin

Lippi: Futbolli duhet të rifillojë – po dërgojmë sonda në Mars e nuk po gjejmë vaksinë për coronavirusin
Marcello Lippi (Foto: Lintao Zhang/Getty Images/Guliver)

Marcello Lippi ka reaguar ndaj mënyrës së trajtimit që po i bëhet futbollit duke thënë se sezoni në Serie A duhet të rifillojë sa më shpejt që është e mundur.

Protokolli mjekësor për të cilin u pajtuan Federata e Italisë dhe Qeveria e atjeshme, u refuzua menjëherë nga klubet italiane dhe Shoqata e futbollistëve, prandaj pritet të shihet se a do të rifillojnë stërvitjet grupore ditën e hënë.


“Situata që po e përjetojmë më bën të vjell, vërtet më tërbon. Çdo ditë po dëgjojmë se jemi të gjithë bashkë në këtë, ndërsa më pas secili bën çfarë dëshiron, si në aspektin shkencor, ashtu edhe në atë politik”.

(Foto: Koki Nagahama/Getty Images/Guliver)

“Jemi në vitin 2020, mund të dërgojmë sonda në Mars, ndërsa nuk mund të gjejmë një vaksinë për coronavirusin?”.

“Pse të mos e lejojmë futbollin të rifillojë? Nuk është më si para dy muajsh, kur u rrafshuam nga një cunami, tash virusi e ka humbur fuqinë dhe spitalet janë në gjendje që të organizohen”.

“Ka shumë demagogji rreth futbollit. Është një industri gjigante dhe duhet të trajtohet si e tillë”, ka deklaruar Lippi për Radio Deejay. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori