LAJMI I FUNDIT:

Lipjani sot pa ujë të pijshëm deri në orën 15:00

Lipjani sot pa ujë të pijshëm deri në orën 15:00

Kompania rajonale e ujësjellësit “KRU Prishtina” ka bërë të ditur se sot do të ketë ndërprerje të ujit në qytetin e Lipjanit për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Në njoftim thuhet se pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin qyteti i Lipjanit në tërësi, të gjitha bizneset në drejtim të QMI-së dhe 30 fshatra të komunës së Lipjanit.


“Të nderuar konsumatorë të komunës së Lipjanit, pasi kemi marrë informacione nga KEDS, më datë 19 nëntor 2021, e premte do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nëpër këto stacione të pompimit: Lipjan, Konjuh, Vrellë dhe Sllovi duke filluar nga ora 10:00-15:00”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/