Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti në emisionin “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës, është ballafaquar me premtimet që i ka dhënë në dy mandatet e fundit.
Ahmeti ka arritur që t’i përmbushë disa premtime, për disa të tjera nuk ka arritur ta mbajë fjalën, si dhe për premtime të caktuara, Krypometri do të vazhdojë t’i masë nëse Ahmeti do t’i përmbushë deri në fund të mandatit të tij.
Ahmeti kishte premtuar ndërtimin e gjashtë çerdheve në Lipjan, por deri tash Lipjani ka dy çerdhe publike dhe planet janë për ndërtimin e tri çerdheve.
“Ne e kemi bërë një çerdhe në Lipjan, një tjetër është e kontraktuar në Gadime pritet me fillu. Ndërkaq në Sllovi veç e kemi buxhetuar për vitin e ardhshëm. Në Shalë duhet ta bëjmë një zgjidhje tjetër sepse kemi atje një kod që e quajmë për bashkëfinancim”, tha Ahmeti.
Kryetari i Lipjanit ka mbajtur premtimin për ndërtimin e një fushe të hapur sportive në shkollën “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan.
Në vitin 2017 në #DebatiPernime, Ahmeti pati premtuar hapjen e rrugëve të reja.
“Hapja e rrugëve të reja, siç është rruga Gadime- Smallushë- Sllovi, hapja e rrugës Janjevë-Brus”, por Rruga Janjevë-Brus nuk është ndërtuar, ndërsa rruga Gadime- Smallushë- Sllovi është ndërtuar.
Imri Ahmeti pati premtuar se do të rregullojë qind për qind kanalizimin si dhe do të heq bërllokun. Megjithatë, të dhënat tregojnë se në këtë komunë, janë 10 deponi ilegale të bërllokut, si dhe 8 nga 57 vendbanimet nuk kanë ende kanalizim.
Lidhur me këtë çështje, Ahmeti në debatin e sontëm ka theksuar se nga statuti i komunës duhet të hiqen fshatrat që s’janë të komunës së tyre, si dhe kërkoi ndihmën e asamblesë komunale.
I pari i Lipjanit, nuk kishte dhënë premtim specifik se sa gra do t’i emërojë drejtoresha në komunë, ndërkaq aktualisht katër nga trembëdhjetë drejtoritë udhëhiqen nga gratë.
Ahmeti ka mbajtur premtimin për subvencionimin me mekanizëm bujqësor për sektorë të ndryshëm, pasi që të dhënat tregojnë se në vitin 2018 dhe 2019 janë ndarë 273 serra, 136 kultivatorë dhe 55 qytetarë kanë përfituar arka për bletë.
Ai ka mbajtur gjithashtu fjalën për funksionalizimin e zyrës për promovimin e investimeve.
Më 2017-ën, kryetari pati deklaruar se në fshatin Janjevë ka ujë të pijshëm, por banorët thonë se nuk kanë ujë, ndërsa komuna i quan reduktime.
Për këtë temë, kryetari i komunës tha se në Janjevë ka reduktime.
“Në Janjevë ka reduktime dhe nuk janë të vogla. Merrne parasysh një situatë që komunat nuk kanë kompetenca shumë në ujësjellës dhe është pak ë vështirë për të gjithë kryetarët”, tha ai.
Imri Ahmeti e ka përmbushur premtimin për renovimin e shkollës në fshatin Smallushë, ndërkaq “hetimet do të vazhdojnë” për premtimin e tij për internet falas në parqet dhe vendet e qëndrimit në qytet./kallxo.com
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia