LAJMI I FUNDIT:

Lipa: Action Bronson nuk përdori marihuanë, ai e kishte mbështjellë duhanin për shou

Lipa: Action Bronson nuk përdori marihuanë, ai e kishte mbështjellë duhanin për shou

Organizatori i Festivalit Sunny Hill, Dukagjin Lipa, i ka përgënjeshtruar njoftimet se Action Bronson ka tymosur marihuanë gjatë performancës së tij në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Reperi me origjinë shqiptare ishte shoqëruar në stacionin policor me dyshimin se ka poseduar dhe ka konsumuar substancë të dyshuar narkotike.

https://www.instagram.com/p/BmMkeaslY1Q


“I njëjti nën shoqërimin e njësive policore është dërguar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kompetent i njëjti është liruar”, kishte thënë zyra për informim e Policisë.

Lajmet për Action Bronson
Lexo po ashtu Lajmet për Action Bronson

Ndërkohë, Dukagjin Lipa, babai i këngëtares Dua Lipa, ka theksuar se Bronson nuk ka tymosur marihuanë , porse e ka mbështjellë duhanin në atë formë.

“E ka mbështjellë duhanin në mënyrë të tij për shou, të cilin e bën çdo kund në botë. Domethënë nuk ka qenë rasti ai (nuk ka pasur marihuanë). Por, megjithatë, policia e ka kryer një punë shumë të mirë”, ka deklaruar Lipa për Klan Kosova.

Action Bronson, emri i vërtetë i të cilit është Arian Arslani, ka performuan në skenën e Sunny Hill të shtunën mbrëma, në natën e dytë të festivalit.

Festivali, i cili ka nisur të premten (10 gusht), me yllin kryesor Dua Lipa, u përmbyll të dielën (12 gusht) me performancën e DJ-it me famë botërore, Martin Garrix. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Magazina
Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori