LAJMI I FUNDIT:

Linja e re e autobusit Prishtinë-Aeroport, mërgimtarët të kënaqur (Video)

Linja e re e autobusit Prishtinë-Aeroport, mërgimtarët të kënaqur (Video)

Nga Prishtina qytetarët do të kenë mundësi të udhëtojnë me autobusët e Trafikut urban për në aeroportin “Adem Jashari” për 3 euro. Kjo linjë do të jetë e përditshme. Ndërsa u premtua që në të ardhmen do të ketë edhe linjë të tramvajit.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka zgjedhur që udhëtimin në linjën e parë të autobusëve nga Prishtina për në Aeroportin “Adem Jashari” ta bëjë bashkë me fëmijët e tij.


Ai tregoi edhe planin se si do të mbulohet linja e re.

“Tash e kemi edhe mundësinë si trafik urban. I kemi autobusët, por mund të marrim edhe autobusë të rinj apo të marrim me qira nëse është e nevojshme për këtë linjë”, deklaroi Ahmeti.

Rexhep Kadriu nga Ministria e Infrastrukturës theksoi rëndësinë e kësaj linje dhe në të njëjtën kohë shprehu angazhimin e Ministrisë për të mundësuar edhe një linjë të tramvajit që do të mundësojë qarkullimin edhe më të shpejtë të qytetarëve, duke kritikuar qeverisjen e kaluar.

“Me siguri se deri tan nuk ka pasur vullnet politikë. Kjo realisht është e pakuptimtë. Ne jemi në punë për qytetarët. Kryetari Ahmeti është ulur me ministrin Lekaj dhe kanë zgjidhur këtë çështje”, deklaroi Kadriu.

E, atyre që ju bie më shumë të përdorin këtë transport, megjithëse të vonuar po e shohin si të nevojshme këtë linjë qarkullimi.

“Jam udhëtar i shpeshtë dhe shfrytëzoj Aeroportin e Prishtinës pothuajse çdo javë. Kjo iniciative e Komunës së Prishtinës është e mirëseardhur dhe ka qenë dëshirë e kamotshme e bashkatdhetarëve tanë që udhëtojnë përmes Aeroportit të Prishtinës”, deklaroi për RTV Dukagjinin Naim Shabani.

“Unë jam duke shkuar në Budapest, sot isha në Prizren e pash në dritaren e autobusit që ishte linjë për aeroport. Për çmimin është normale, për mua së paku kjo pasi që taksi është më shtrenjtë”, deklaroi një turistë i huaj.

Nga qendra e Prishtinës, do të ketë linjë të përditshme dhe çdo orë, duke filluar nga ora 3 e mëngjesit deri në orën 22. Bilat për një drejtim, kushton 3 euro. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori