LAJMI I FUNDIT:

Linja e parë e këtij lloji të pajisjeve shtëpiake Beko asgjëson më shumë se 99% të baktereve dhe viruseve

Linja e parë e këtij lloji të pajisjeve shtëpiake Beko asgjëson më shumë se 99% të baktereve dhe viruseve

Beko, brendi kryesor evropian i pajisjeve shtëpiake, e zhvilloi Hygiene Shield, një portofol revolucionar të pajisjeve shtëpiake, të krijuar si reagues ndaj nevojave në rritje të konsumatorëve në periudhën pas karantinës.

Portofoli i ri përfshin shtatë pajisje me programe të integruara për dezinfektimin dhe funksione për dezinfektimin e ushqimeve të paketuara dhe sendeve që do të ndihmojnë konsumatorët të përshtaten në “e re normale” në shtëpi.

Të krijuara si rezultat i hulumtimit të thelluar të konsumatorëve të realizuar në të gjithë botën dhe me teknologji inovative, linja e produktit Hygiene Shield ka fuqinë të asgjësojë më shumë se 99% të baktereve dhe viruseve (duke përfshirë edhe virusin korona), duke siguruar një nivel sigurie që nuk gjendet në treg.

Një hulumtim i konsumatorëve të  Beko-s i kryer në 31 vende zbuloi se një nga shqetësimet kryesore është higjiena. Shumë prej nesh dezinfektojnë produktet e supermarketeve kur kthehemi në shtëpi, kemi kujdes kur trajtojmë celularë dhe çelësa, ose sjellim xhaketa në shtëpi.

Niveli i pastrimit dhe larjes në shtëpi është rritur, dhe disa njerëz gjithashtu dezinfektojnë çarçafët e krevatit. 75% e njerëzve pastrojnë shtëpinë më shpesh, 64% lajnë më shumë dhe 68% i kushtojnë më shumë vëmendje pastërtisë së paketimit të sendeve ushqimore të blera.

Linja është e frymëzuar nga natyra dhe përdor metoda të tilla si avulli dhe nxehtësia për të mundësuar konsumatorëve të arrijnë higjienë të shkëlqyeshme në shtëpi.

Në prezantimin virtuel të linjës Drejtori Kryesor Ekzekutiv i Arçelik-ut, Hakan Bulgurlu iu bashkuan Drejtori i Marketingut të Arcelik-ut Zeynep Jalim Uzun, si dhe ligjërues mysafirë, personi televiziv Mjekësor Sara Xharvis dhe Christopher Sanderson, bashkëthemelues dhe Drejtor Kryesor Ekzekutiv i Future Laboratory.

Hakan Bulgurlu deklaroi: “Ky ishte një vit shumë i vështirë dhe ne besojmë se tani më shumë se kurrë, të gjithë duhet të kenë qasje në produkte me cilësi të lartë që do të kujdesen për ta dhe mjedisin. Ne jemi të ngazëllyer për prezantimin e inovacionit më të fundit nga Beko dhe linjën tonë të parë të plotë të produkteve në treg.

Produktet janë krijuar për të ndihmuar konsumatorët të arrijnë një nivel profesional të higjienës në shtëpinë dhe të mbrohen nga infeksionet dhe sëmundjet. Armid Health Group, organizatë e njohur e hulumtimit biomjekësor, ka testuar në mënyrë të pavarur teknologjitë tona.

Nga sot, makinat për larje dhe frigoriferët HygieneShield tregojnë se sigurojnë më shumë se 99% ulje të baktereve dhe viruseve. Testimi i kategorive të tjera janë në rrjedhë e sipër dhe ne presim që procedurat e testimit dhe të çertifikimit do të përfundojnë deri në nëntor. “Derisa të gjithë vazhdojmë t’i përshtatemi ‘normales së re’, shpresojmë që produktet tona të qetësojnë konsumatorët se shtëpitë e tyre janë të sigurta dhe të pastra”.

Dr Sara Xharvis deklaroi, “Unë kisha një shfaqje në TV, ku i theksova përdorimet pozitive të dritës UV në dezinfektim: me vite është përdorur gjerësisht në sterilizimin e spitaleve, aeroplanëve dhe fabrikave. Eshtë përdorur gjithashtu në Kinë nga prilli i këtij viti. Кovid-19 na bëri të gjithëve të mendojmë se si jetojmë jashtë shtëpisë, me maska dhe në një distancë sociale, por unë vërej që pacientët e mi kanë filluar të mendojnë për higjienën në shtëpi ku tani kalojmë më shumë kohë.

Nuk mendoj se duhet të kthehemi akoma në vendet e punës – nëse kushtet lejojnë të punosh nga shtëpia do të na mbrojë dhe do të parandalojë përhapjen e Kovid-19. Sfida është t’i mbash gjërat të pastra; “Unë i këshilloj pacientët e mi që të lajnë peshqirët më shpesh (veçanërisht ato në tualet) dhe maskat e fytyrës pas çdo përdorimi.”

Kristofer Sanderson, Drejtori Kryesor Ekzekutiv i Future Laboratory, një firmë këshillimore me qendër në Londër që parashikon tendencat,  në një raport të tij të ri vëren se: ” Shtëpia ka luajtur një rol kryesor në krizën e fundit globale, duke e detyruar atë të shërbejë si një zyrë, një shkollë, një terren trajnimi, një restorant dhe madje edhe një vendi i mbrojtës shëndetësore. “Shtëpitë tona janë bërë linja e frontit të jetës sonë të jashtme.”

Përmirësoni përvojën tuaj të higjienës në shtëpi

Dhoma e pastrimit UV

Koronavirusi mund të mbijetojë për pesë ditë në sipërfaqe të sheshta, kështu që dhoma përdor teknologjinë e dritës UV për të pastruar sendet që keni përdorur jashtë shtëpisë dhe që ju shqetësojnë. Çelësat, telefonat, kuletat, produktet e paketuara të supermarketeve, qeset plastike, shishet e fëmijëve dhe lodrat mund të pastrohen të gjitha brenda 20-40 minutash pa dëmtuar ndonjë send. Kjo pajisje e lëvizshme inteligjente mund të vendoset kudo në shtëpi dhe ekrani i saj me prekje është i lehtë për t’u përdorur.

Frigorifer i kombinuar me sirtar dezinfektimi

Frigoriferi dezinfekton produktet ushqimore në paketimin e tyre origjinal ose paketim të mbyllur, duke asgjësuar më shumë se 99% të baktereve dhe viruseve afërsisht për 40 minuta. Në vend që të fshini çdo send të supermarketit që keni sjellë në shtëpi ose ta ruani në mënyrë të sigurt për disa ditë, ky frigorifer e bënë atë për ju. Sirtari i tij i veçantë i dezinfektimit mbi frigorifer vret viruset, bakteret dhe mikrobet duke përdorur teknologjinë e dritës UV që shpërndahet në të gjithë ndarjen.

Makina tharëse me teknologji të dritës UV

Larja e rrobave ç’do ditë ose larja e rrobave delikate në një temperaturë të lartë nuk është praktike, por ne ende duam të ndjehemi të sigurt se rrobat tona janë të pastra higjienikisht.

Мakina tharëse shkatërron bakteret dhe viruset dhe siguron dezinfektimin e rrobave tuaja në mënyrë të sigurt dhe praktike. Programi UV Refresh Hygienic rifreskon deri në gjashtë pjesë të thata të veshjeve. Për më tepër, programi UV Drying Hygienic thahet dhe higjenizon deri në 5 kg të lara, madje edhe rroba që mund të lahen në një temperaturë të ulët.

HygieneShield Makinë larëse dhe tharëse

Ne nuk e dimë se sa kohë koronavirusi mund të mbijetojë në tekstil dhe shumë prej nesh shqetësohen për rrobat tona kur të kthehemi në shtëpi. Ajo që dimë është se njerëzit lajnë rrobat e tyre më gjatë dhe në temperatura më të larta si rezultat i pandemisë. Kjo mund të jetë më e shtrenjtë, nuk është e qëndrueshme dhe ekziston rreziku i dëmtimit të rrobave tona të preferuara.

Me algoritëm inteligjent, një kanal shtesë ngrohjeje dhe një sistem ventilimi, programi i terapisë së higjienës mbush daullen me ajër të ngrohtë për të mbajtur temperaturën e lavanderisë në 60 ° C në mënyrë që të dezinfektoj plotësisht rrobat tuaja pa përdorur ujë. Më shumë se 99% e viruseve dhe baktereve asgjësohen nga 2 kg lavanderi në 58 minuta, duke ju kursyer të holla, kurse planetin nga përdorimi i kimikateve dhe ujit shtesë.

 Furra e integruar me avull të ngopur dhe nxehtës

Kjo furrë jo vetëm që përgatit ushqimin tuaj por edhe e pastron atë. Kjo pajisje ka dy programe të veçanta dezinfektimi që përdorin fuqinë e jashtëzakonshme për të dezinfektuar avullin dhe nxehtësinë e ngopur dhe funksionojnë në 70 ° C dhe 120 ° C. Ndizni furrën në 70 ° C për 15 minuta për të dezinfektuar sipërfaqet e ushqimit të paketuar dhe për ta bërë sipërfaqen e pastiçerisë më higjienike, pa ndikuar në shijen ose strukturën e tyre. Përdorimi i furrës në 120 ° C për 20 minuta do të dezinfektojë sende të tilla si pllaka metali ose qelqe.

HygieneShield makina për enët

Njerëzit i besojnë makinës së enëve të tyre shumë më tepër sesa larja e duarve, dhe duke qenë se 79% prej nesh gatuajnë më shumë në shtëpi, enët shumëfishohen. Për rezultate higjienike shtesë, kjo makinë ka një funksion higjienik me avull dhe funksione shtesë të shpëlarjes së nxehtë.

Avulli i gjeneruar në temperatura të larta dhe shpëlarja shtesë e nxehtë garantojnë që e gjithë pjata të jetë krejtësisht higjenike. Pjatalarëset me funksionin HygieneIntense mund të përdoren me çdo program dezinfektimi duke përdorur temperatura të larta 60 ° C (gjatë larjes kryesore) dhe 70 ° C (shpëlarje e nxehtë).

Teknologjia mund të përdoret gjithashtu për të dezinfektuar enët e kuzhinës në temperatura mbi 60 gradë për 50 minuta. Funksioni Hygiene Intense ofron një hap shtesë të shpëlarjes për një nivel më të lartë të higjienës. Kjo teknologji po testohet në mënyrë të pavarur nga Universiteti i Rhine Waal.

Artikull i sponzorizuar