Përdorimi i Al në qendrën e re të kontrollit të linjës easyJet i ka lejuar ekipet të menaxhojnë më mirë fluturimet, ka njoftuar linja ajrore.
Bëhet e ditur se personeli në qendrën e kontrollit të integruar pranë aeroportit Luton, Bedfordshire, ka qasje në Jetstream, mjet ky gjenerues me Al.
Ai thuhet se i ndihmon të zgjidhin më shpejt shqetësimet që i kanë në lidhje me pilotët dhe ekuipazhet në terren.
Siç raportohet, në qendër punojnë më shumë se 250 persona dhe menaxhojnë programin ditor të easyJet me rreth 2,000 fluturime, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Përgjegjësitë e tyre përfshijnë planifikimin e rrugëve, shpërndarjen e pilotëve dhe ekuipazhit, mirëmbajtjen e aeroplanëve dhe komunikimin me pasagjerë.
Shefi i easyJet, Johan Lundgren, tha se tani stafi mund të përfitojë nga një qendër “moderne” për të punuar.
“Në easyJet, ne pamë që herët potencialin për të përmirësuar përvojën e klientit dhe efikasitetin operacional, të cilat mund të na ndihmojnë të ofrojmë një përvojë më të mirë fluturimi për klientët, ekuipazhin dhe pilotët tanë”, tha Lundgren.
“Dhe ndërsa nuk mund ta shihni gjithmonë, teknologjia tashmë është duke punuar shumë në ajër dhe në tokë, duke na ndihmuar të parashikojmë saktësisht se çfarë ushqimi dhe pije na nevojitet për rrugë të caktuara”, shtoi ai.
Ndryshe, shefi i linjës ajrore theksoi se Al ka ndihmuar në reduktimin e mbetjeve ushqimore dhe zgjedhjen e aeroplanit të duhur për të përmbushur kërkesën. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSamsung, prodhuesi më i madh i telefonave të mençur
Haxhi 2024: Arabia Saudite kryen testin e parë për "taksi ajrore pa pilot" për t'u shërbyer pelegrinëve
Njeriu kryesor i Apple: AI mund të ketë të meta
Video-loja më e shitur e PlayStation u krijua nga rivali i saj
Franca synon majat e inteligjencës artificiale
MrBeast është personi i parë që arrin 1 milion ndjekës në ‘Threads’ – pak orë pas lansimit të aplikacionit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes