LAJMI I FUNDIT:

Lindjet në Shqipëri bien sërish, në 9 muajt e parë të 2023 ranë me 11%

Lindjet në Shqipëri bien sërish, në 9 muajt e parë të 2023 ranë me 11%

Popullsia shqiptare po regjistron një rënie të lindjeve vit pas viti. Të dhënat më të fundit të INSTAT flasin për një rënie me gati 11% të lindjeve në këtë 9-mujor, në krahasim me periudhën Janar – Shtator të vitit 2022.

Për sociologët, përveç emigracionit, po ashtu edhe tendencat globale të individit drejt individualizmit po e thellojnë më tej këtë fenomen.


“Janë zgjatur vitet e edukimit, është shtyrë mosha e krijimit të familjes. Element i dytë i referohet individualizmi”, thotë sociologia Eris Dhamo.

Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë të këtij viti, vetëm Tirana ka shënuar rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqet e tjera kanë pasur ulje, kjo në krahasim me tremujorin e tretë 2022.

Parashikimet flasin për një ulje të metëjshme të lindjeve në këto zona.

“Sidomos në zonat dhe qarqet e izoluara dhe të varfra sigurisht që do e kemi, zonat rurale sot janë boshatisur”.

Sociologët sugjerojnë shtim të politikave sociale për familjet e reja.

“Janë që nga paketat higjieno-sanitare për foshnjat, kuponat ushqimorë për të shkuar më tej tek transfertat cash”.

Shtesa natyrore e popullsisë për 9-mujorin e vitit 2023 regjistron 1138 lindje më shumë se sa vdekje.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori