LAJMI I FUNDIT:

Lincoln e shfaqë pjesërisht modelin Aviator që e shfaqë së shpejti

Lincoln e shfaqë pjesërisht modelin Aviator që e shfaqë së shpejti

Reklamë e veçantë, që vetëm Lincoln di të bëjë

Matthew McConaughey është aktori që u përfol shumë, që kur u bë pjesë e një reklame të Lincoln, derisa i njëjti është mbi timonin e Aviator të ri, në reklamën e fundit, transmeton Telegrafi.

Ky model shfaqet pjesërisht, derisa bën xhiro nëpër tym shumëngjyrësh, ndërsa i shihen shumë pjesë si të jashtme, ashtu edhe në brendi, ku shihet teknologji e lartë.

“Përfomanca vjen në nuanca të ndryshme. Pastaj ka përformancë, që ju lë të ndiheni shum më mirë, si rezultat i saj. Kësi lloji është edhe Lincoln” ka thënë McConaughey.

Në makinë është vendosur motori me 3.0 litra 494 kuaj fuqi, mirëpo këto thuhet të jenë vetëm numra, sepse Aviator lëvizë me një qetësi të madhe dhe shkathtësi.

Të gjitha pjesët e Lincoln Aviator që u panë deri më tani, ndërsa mësohet se do të shfaqet së shpejti gjatë një takimi sportiv. /Telegrafi/