LAJMI I FUNDIT:

Limani kërkon mbështetjen e Plisave për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Dritës

Limani kërkon mbështetjen e Plisave për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Dritës

Prishtina dhe Ballkani kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të xhiros së 27-të në Albi Mall Superligë.

Megjithatë vëmendja e skuadrës kryeqytetase është në Kupën e Kosovës, ku në mesjavë do ta zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale, pasi presin Dritën e Gjilanit.


Njëri nga futbollistët më të mirë të Prishtinës, Ardian Limani ka thënë se përkundër që nuk fituan ndaj Ballkanit, kanë zhvilluar një nga ndeshjet më të mira në aspektin taktik.

Pa fitues në Lipjan, Prishtina dhe Ballkani luajnë baras në derbin e javës
Lexo po ashtu Pa fitues në Lipjan, Prishtina dhe Ballkani luajnë baras në derbin e javës

“Pavarësisht që nuk fituam, mendoj që zhvilluam njërën ndër ndeshjet më të mira në aspektin taktik, e gjithashtu angazhimi ka qenë i jashtëzakonshëm”.

“Nëse luajmë me këtë ritëm, mendoj që jemi të pathyeshëm”, tha Limani.

Ai ka thënë se nëse luajnë në këtë mënyrë edhe ndaj Dritës dhe me mbështetjen e Plisave atëherë do të bëjnë një hap të madh drejt finales.

“E këtë duhet ta dëshmojmë të mërkurën me Dritën, me ndeshje të mirë dhe me mbështetjen e Plisave do të marrim maksimumin e nevojshëm nga ndeshja e parë gjysmëfinale”, tha Limani për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori