LAJMI I FUNDIT:

Limaj thotë se nuk ka asgjë më të rrezikshme se sa ideja e korruptuar

Limaj thotë se nuk ka asgjë më të rrezikshme se sa ideja e korruptuar

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vizituar kryesitë e degëve të Nismës në Klinë dhe Drenas, nga të cilët ka kërkuar mobilizim për zgjedhjet e parakohshme në Klinë dhe Drenas.

Limaj tha se zgjedhjet që po vijnë nuk janë të jashtëzakonshme vetëm në aspektin ligjor, por edhe në aspektin përmbajtësor.

Në Drenas, ai tha se e ka të vështire të jetë në këtë qytet pas rastit të kryetarit të Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi.

Megjithatë, ai ka thënë se Nisma nuk e ka votuar Gjykatën Speciale dhe se me kohë ka paralajmëruar për efektet e votimit të saj.

“Ne vlerësojmë se themelet dhe vlerat tona kombëtare po cenohen dhe angazhimi ynë do të jetë fuqishëm në mbrojtje të këtyre vlerave. Unë qysh para tri viteve kam paralajmëruar se vendi ynë do të vij në një udhëkryq dhe tani jemi aty. Kosova ka dy drejtime në këto zgjedhje, njëra anë qon të dëmi i pariparueshëm. Andaj duhet pasur kujdes çfarë drejtimi po merr vendi”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Ai ka thënë se është e çuditshme se si mund të mbështetet një grupacion politik që hapur e konteston shtetësinë e Kosovës.

Limaj ka ftuar njerëzit e mirë të këtij vendi që të bëhen bashkë në mbrojtje të vlerave kombëtare.

Më tutje, ai ka thënë se nuk ka asgjë më të rrezikshme se sa ideja e korruptuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori