LAJMI I FUNDIT:

Limaj shpreson se Shqipëria do të ulë taksën për kalim në Rrugën e Kombit

Limaj shpreson se Shqipëria do të ulë taksën për kalim në Rrugën e Kombit

Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, ka bërë me dije në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, se ka kërkuar nga shteti shqiptarë zbritjen e taksës për kalim në Rrugën e Kombit.

Limaj ka thënë se në takimin me përfaqësues të Qeverisë së Shqipërisë, në emër të Qeverisë së Kosovës, ka paraqitur shqetësimin që taksa është e lartë dhe duhet gjetur mënyra për të zvogëluar, e cila do të ishte në dobi të dy vendeve.


Ai beson se Shqipëria e ka marrë seriozisht këtë kërkese dhe pret që ata do të vijnë me qëndrim konkret.

Limaj më pas ka bërë me dije se më 26 nëntor në Pejë do të mbahet mbledhja e dy qeverive dhe se po punojnë bashkërisht për temat dhe marrëveshjeve që do t’i nënshkruajnë. /Telegrafi/