LAJMI I FUNDIT:

Limaj përshëndet fillimin e zbatimit të marrëveshjes së roaming me Shqipërinë

Limaj përshëndet fillimin e zbatimit të marrëveshjes së roaming me Shqipërinë

Koordinatori Kombëtar i dy qeverive, Fatmir Limaj, ka falënderuar të gjithë aktorët e përfshirë me nisjen e jetësimit të marrëveshjes për heqjen graduale të tarifave roaming mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës me anë të një postimi në Facebook u ka sugjeruar qytetarëve të Kosovës që t’i vizitojnë plazhet dhe rekreacionet që ofron Shqipëria, këtë vërë, ngase tani, sipas tij, gjithçka po bëhet më e lirë dhe më e bukur.


“I lumtur dhe krenar me jetësimin e marrëveshjes për heqjen graduale të tarifave roming në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Si koordinator kombëtar i dy qeverive për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Kosovë dhe Shqipërisë, falënderoj të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces që bënë të mundur realizimin e kësaj marrëveshjeje. Qytetarëve të Kosovës u sugjeroj që t’i vizitojnë plazhet dhe rekreacionet që ofron Shqipëria këtë verë, ngase tani gjithçka po bëhet më e lirë dhe më e bukur”, ka shkruar Limaj.

Ministri Lluka: Shqipëria ka filluar zbatimin e heqjes së tarifave të roamingut me Kosovën
Lexo po ashtu Ministri Lluka: Shqipëria ka filluar zbatimin e heqjes së tarifave të roamingut me Kosovën

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valzdrin Lluka, njofton se shteti shqiptar ka filluar zbatimin e marrëveshjes së roamingut. /Telegrafi/