LAJMI I FUNDIT:

Limaj: PDK dhe LDK dëshirojnë të heshtin zërin e vlerave kombëtare në Kuvend, do ta fitojmë edhe këtë beteje

Limaj: PDK dhe LDK dëshirojnë të heshtin zërin e vlerave kombëtare në Kuvend, do ta fitojmë edhe këtë beteje

Pas moscertfikimit të subjektit politik Nisma Socialdemokrate dhe listës së kandidatëve të saj për deputet, ka ardhur reagimi i Fatmir Limajt.

Limaj e ka cilësuar si sulm të paprecedentë që po bëhet ndaj partisë së tij dhe ndaj procesit demokratik.

Tutje Limaj ka thënë se me këtë vendim LDK-ja dhe PDK-ja dëshirojnë që të heshtin zërin e vlerave kombëtare dhe të trashëgimisë̈ së UÇK-së.

“Sonte ne kemi qenë dëshmitar të një sulmi të paprecedent në partinë tonë dhe në të gjithë procesin demokratik. KQZ-ja ka vendosur që të mos certifikojë disa parti politike që të marrin pjesë në zgjedhje. Është e qartë që ka një interes të madh që Nisma të mos jetë pjesë e parlamentit, që parlamenti i Kosovës të mos e ketë brenda një zë të qartë të UÇK-së. Me këtë vendim, PDK dhe LDK dëshirojnë që të heshtin zërin e vlerave kombëtare dhe të trashigimisë së UÇK-së në institucionet vendim-marrëse në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova”, tha Limaj.
Ai thotë SE KQZ-ja është shndërruar në një lojtar politik aktiv.

“Përderisa deri më tani gjithmonë, anëtarët e KQZ-së kanë miratuar vendimet e zyrave profesionale siç̧ ishte në këtë rast Zyra për Certifikim, kësaj radhe duke shpërfillë krejtësisht vendimin profesional të zyrës për certifikim, ata vendosën që të mos e certifikojnë NISMA Socialdemokrate”, shtoi tutje.

Limaj përmend edhe votat të ardhura nga Serbia në zgjedhjet e kaluara.

“Në raport me Nismën Socialdemokrate kjo nuk është hera e pare që na bëhet padrejtësi, në zgjedhjet e vitit 2019, zyra për pranimin e votave të ardhura nga Serbia në mënyrë ilegale, kishte rekomanduar në kundërshtim me ligjin pranimin e këtyre votave, në këtë rast KQZ kishte refuzuar të marrë vendim kundër këtyre votave sepse argumenti i tyre ishte se ka ardhur rekomandimi nga zyra profesionale. Siç e din opinion të gjitha këto beteja ligjorë NISMA Socialdemokrate i ka fituar, edhe kësaj radhe jemi të sigurt se në hapat e ardhshëm legal do të triumfojmë”, ka shkruar Limaj, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori