Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë njoftuar se në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, pritet të arrihet marrëveshje që bizneset e Kosovës të mos kenë telashe dhe barriera të panevojshme, dhe të mos paguajnë taksa të panevojshme ose në shuma të larta në Shqipërisë.
Të hënën në Pejë do të mbahet mbledhja e radhës së dy qeverive shqiptare, Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, ndërsa një ditë më parë, të dielën, do të bëhet zbulimi i shtatoreve të drejtuesve dhe heronjve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku do të jenë pjesëmarrës drejtuesit e dy shteteve.
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë për KosovaPress, se në takimin e dy qeverive, do të trajtojnë tema të ndryshme, do të bëjnë një analizë e asaj se çka është bërë deri tani dhe do të kenë disa marrëveshje të reja, që do të jenë me rëndësi për të ardhmen e të dy vendeve.
Ai pranon se ka pasur vështirësi në konkretizimin e marrëveshjeve të arritura në takimet e mëparshme të dy qeverie, por beson se kjo logjikë do të ndryshojë në të mirë të të dy vendeve.
“Ka pas vështirësi në thellimin e marrëdhënieve, sidomos atyre ekonomike, ka pas neglizhencë të zbatimit të marrëveshjeve paraprake dhe ne kemi punuar fort muajt e fundit që mbledhja e radhës të mos jetë sa për t’u parë e për t’u fotografuar, por të ketë rezultate konkrete. Ne jemi të vetëdijshëm edhe dëshmitarë që edhe sot e kësaj dite njerëzit e rëndomtë kanë vështirësi në komunikimin e tyre mes Kosovës dhe Shqipërisë, kanë pengesa të çuditshme të paarsyeshme, vonesa, pengesa të panevojshme, maltretimet e njohjes së dokumenteve, krejt të panevojshme, dhe besoj që këto dy qeveri njëherë e mirë duhet të fillojnë të lehtësojnë qarkullimin e njerëzve, qarkullimin e mallrave, krijimin e lehtësirave, heqjen e barrierave të panevojshme, heqjen e taksave të panevojshme. Po shpresoj që mbledhja e qeverive në Pejë do të jetë pikënisje e një ndryshimi të thellë të bashkëpunimit, për të cilin është shumë m e rëndësi të zhvillohet”, ka thënë Limaj.
Ai ka treguar se njëra nga pikat e rendit të ditës në mbledhjen e dy qeverive, është njohja e certifikatave apo licencave që i lëshojnë në Tiranë dhe në Prishtinë.
“Mos të ketë nevojë t’i eksportojmë nga Prishtina, nga Kosova, që licencën që e ka dhënë një institucion apo agjencion këtu në Prishtinë, ta verifikojë edhe një herë në Tiranë ose ta rishikojë edhe një herë në Tiranë, ose ai nga Tirana në Prishtinë”.
Ai ka thënë se nuk janë të kënaqur me punën që është bërë nga qeveritë e dy vendeve dhe Kosova kërkon thellimin e bashkëpunimit, dhe heqjen e barrikadave që kanë penguar këtë bashkëpunim.
“Ne si Kosovë kërkojmë më shumë thellimin e bashkëpunimit, kërkojmë më shumë heqjen e barrierave, të cilat kanë penguar thellimin e bashkëpunimit ekonomik, social, kulturor dhe shpresoj që edhe Tirana ta ketë një vullnet të tillë që të shkojmë deri në fund, të heqim të gjitha ato barrierat të cilat mund të hiqen, edhe kështu bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë të thellohet”, tha Limaj.
Ai tregoi se në takimet që ka pasur me përfaqësuesit e Qeverisë së Shqipërisë, ka ngritur edhe çështjen e bashkëpunimit në fusha tjera, si në komunikimin social, kulturor, arsimor dhe sportive. Në kuadër të kësaj ka theksuar kërkesën që është bërë në vazhdimësi që edhe nxënit e Shqipërisë ta vizitojnë Kosovën, ashtu siç e vizitojnë Shqipërinë çdo vit nxënësit e të gjitha shkollave të Kosovës.
“Ata duhet ta kuptojnë që edhe Kosova ka një histori që është edhe e tyre, historia e kombit, sikurse që ne besojmë që jemi, ngjarjet dhe zhvillimet në çdo cep të Shqipërisë dhe historinë që e shohin djemtë e vajzat tona, është histori e pandashme e kombit tonë dhe ne ndihemi se është histori e jona, kulturë e jona, ashtu çdo qytet edhe çdo historik në Kosovë është e shqiptarëve të Korçës, Gjirokastrës, Sarandës, Shkodrës, apo çfarëdo qyteti të atyre nxënësve”, tha Limaj.
Limaj ka folur edhe për shqetësimet e bizneseve të Kosovës dhe njëri nga shqetësimet kryesore të qytetarëve, por edhe të bizneseve të Kosovës, është taksa rrugore që vlerësohet si shumë e lartë.
“Kemi kërkuar nga kolegët tanë në Tiranë që të gjejmë forma për të zbutur ose për ta zvogëluar këtë çmim që ne besojmë se është i lartë. Kemi marrë premtime nga Tirana që do ta rishikojnë çmimin dhe do të bëjnë më të përshtatshëm për qytetarët e Kosovës. Ne besojmë që vendosja e një takse të lartë vetëm sa e pengon atë që e thamë më herët, thellimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë”, tha zëvendëskryeministri.
Limaj po ashtu ka treguar se nga Qeveria në Tiranë kanë kërkuar që t’i rishikojnë të gjithë politikat fiskale në raport me taksat, të cilat duhet të largohen dhe të lehtësojnë ekonominë e vendit.
“Ne do të insistojmë në vazhdimësi që bizneset e Kosovës të mos kenë telashe dhe barriera të panevojshme, të paguajë taksa të panevojshme ose në shuma të larta. Në një farë mënyre, presim që premtimi të jetë i njëjtë si nga ana e Kosovës ashtu edhe e Shqipërisë. Ju e dini se ne në pjesën e Kosovës në maksimum kemi lehtësuar qarkullimin e ekonomisë dhe njerëzve nga Shqipëria. Unë çuditem, nuk mund ta kuptoj se si një qytetar i Kukësit, i cili tërësisht furnizohet në Prizren për nevojat e tij familjare, t’i bëhen barriera ose një qytetar i Prizrenit ose një qytetar i Tropojës në Gjakovë. Historikisht Gjakova ka qenë treg i Tropojës dhe Prizreni treg i Lumës, kjo është krejt e palogjikshme”, ka theksuar zëvendëskryeministri Limaj./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova