LAJMI I FUNDIT:

Limaj: LVV-së i duhen tri mandate për të përmbushur pazarin me Rashiqin

Limaj: LVV-së i duhen tri mandate për të përmbushur pazarin me Rashiqin

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se pavarësisht se Vetëvendosje, si parti fituese një javë më përpara i kishte konsideruar si të parregullta votat e ardhura nga Serbia, e njëjta ndërron qëndrim.

“Ka parti që ka një qëndrim zyrtar të partisë ku i cilëson të parregullta e kontrabandë pakot e ardhura nga Serbia dhe brenda javës e njëjta parti kërkon nga Gjykata Supreme zyrtarisht me i pranu ato pako si të rregullta”, ka shkruar Limaj në një postim në Facebook.

Limaj shtoi se VV e fton për ndihmë një zyrtar serb i cili poashtu publikisht kishte deklaruar se këto vota falsifikohen.

Postimi i plotë i Limajt:

“Fatkeqësisht, ky është realiteti në Kosovë!

Ka parti qe ka një qëndrim zyrtar të partisë ku i cilëson të parregullta e kontrabandë pakot e ardhura nga Serbia dhe brenda javës e njëjta parti kërkon nga Gjykata Supreme zyrtarisht me i pranu ato pako si të rregullta. Në të njëjtën situatë e thërret në ndihmë edhe një përfaqësues serb i cili para tre dite tha publikisht në TV se ato “vota” grumbullohen, mbushen e falsifikohen në Nish dhe ky përfaqësues tash i kërkon gjykatës me i pranu të njëjtat si vota të vlefshme.

Me një fjalë LVV e Rashiqi po i kërkojnë Gjykatës Supreme të vendos në favorin e tyre jo se ato janë të rregullta dhe e dinë që janë të falsifikuara, por i duhen se i grabitin tre mandate dhe përmbushin pazarin që kanë bërë me Rashiqin.

Besoj fort që Gjykata Supreme tanimë e ka të qartë se ata që janë ankuar nuk janë aspak të shqetësuar për ligj e as për drejtën e qytetarëve. Po ashtu, me qëndrim publik kanë treguar se edhe për ta ato vota janë të parregullta dhe se ankesa e tyre është më tepër kërkesë për me shkel ligjin dhe me ju përmbushë apetitet e pazaret në dëm të të tjerëve e në kundërshtim me ligjin”, ka shkruar Limaj.

NISMA Socialdemokrate edhe përmes një komunikate ka reaguar sot, duke e pyetur Lëvizjen Vetëvendosje, se cilat janë pazarllëqet e saj që po bën me Nenad Rashiqin?

NISMA thotë se ajo që ishte e pakuptueshme në qëndrimet e LVV-së kishte të bënte me përdorimin e termit “pazarllëqe” në këtë kontekst.

“Refuzimi i kutive me fletëvotime të falsifikuar ishte dëshmi e qartë se askush nuk kishte pranuar të hynte në “pazarllëqe” me Serbinë dhe dorën e zgjatur të saj, Listën Serbe. Por, të gjitha dilemat rreth pazarllëqeve i hoqi lideri i koalicionit ‘Slloboda’, Nenad Rashiq. I njëjti Nenad Rashiq ishte kategorikisht kundër pakove me fletëvotime të falsifikuara. Këtë qëndrim ai e mbrojti në emisionin PRESSING në T7, të datë 8 nëntor 2019 kur tha: Votat e serbëve grumbullohen në Nish dhe bëhen fletëvotime false!”, thotë Nisma. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori