LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Kosova është në një udhëkryq të madh, zgjedhjet e ardhshme tepër të rëndësishme

Limaj: Kosova është në një udhëkryq të madh, zgjedhjet e ardhshme tepër të rëndësishme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar tubimet me strukturat e Nismës anekënd vendit.

Limaj pasditen e së shtunës ka takuar drejtuesit e degës së Nismës në Ferizaj, nga të cilët ka kërkuar mobilizim dhe angazhim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat pritet të mbahen brenda 40 ditëve.

Ai ka thënë se në situatën në të cilët ndodhet vendi, duhet me pas kujdes në mënyre që mos më humbë orientimi kryesor.

Kosova, sipas tij, kurrë nuk ka qenë më në rrezik dhe se këto rreziqe i kishte paralajmëruar para tri viteve.

“Sot Kosova është në një udhëkryq të madh, ku duhet më i dhënë drejtim vendit. Nëse shkojmë drejtim të gabuar, dëmi është i pariparueshëm. Detyra jonë është me i tregu njerëzve cila është rruga e drejtë. Në kushte normale më së shumti do të duhej të folur për projektet zhvillimore, por është luks me fol për këto tema, sepse ne po shohim që shtetësia e Kosovës po goditet në të gjitha drejtimet”, ka thënë Limaj.

Lideri i Nismës ka thënë se fushata elektorale e Nismës do të jetë në mbrojtje të vlerave të Kosovës.

Në fushatën e kemi kaluar slogani ynë ka qenë thënë bashkë për shtetin, tash slogani ynë ta mbrojmë shtetin se është në rrezik.

Ai ka thënë se në politike është shumë më rëndësi rreshtimi i drejtë, dhe vendimi i drejtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes profesori i meterologjisë, Sylë Tahirsylaj

Vdes profesori i meterologjisë, Sylë Tahirsylaj

Lajme
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Sociale
Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Lajme
Kosova në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës, 13 shtete refuzuan

Kosova në mesin e 80 vendeve që mbështetën integritetin territorial të Ukrainës, 13 shtete refuzuan

Lajme
Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori