Afër 7 milionë euro është shuma që ish-komandant “Çeliku”, Fatmir Limaj ka kërkuar kompensim nga shteti për procesin e padrejtë gjyqësor ndaj tij në rastin “Kleçka”.
Përballja e tij tri herë radhazi me drejtësinë në rastin “Kleçka”, në të cilin rast akuzohej për krime lufte gjatë vitit 1999 dhe vërtetimi i pafajësisë, ka bërë që Limaj të kërkoj kompensim dëmi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, e që arrin vlerën 6 milionë e 987 mijë e 314 euro.
Njëri nga mbrojtësit e Limajt në rastin “Kleçka”, avokati Tahir Rrecaj, i ka thënë IndeksOnline se kërkesa për kompensim është bërë direkt nga Limaj.
Sipas tij, kjo kërkesë është bërë për kompensimin e dëmit për qëndrimin e paligjshëm në paraburgim dhe arrest shtëpiak, si dhe për ballafaqim të padrejtë me një proces të gjatë gjyqësor.
“Nuk e di sa ka kërkuar, sepse ai e ka bërë kërkesën në emër të vet. Unë i kam ndihmuar me anën formale, vlerat e senet tjera i ka caktuar Limaj vet, unë nuk e di. Ka më shumë se dy muaj që ko kërkesë i është dorëzuar Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, është shprehur Rrecaj.
Por, drejtor i Departamentit Ligjor në KGJK dhe sekretari i Komisionit për Kompensim të dëmit, Astrit Hoti i ka thënë IndeksOnline se kërkesa e Fatmir Limajt i është dorëzuar Departamentit Ligjor të këtij këshilli më 15.08.2016.
Hoti thotë se 6 milionë e 987 mijë e 314 euro, është shuma totale që Limaj ka kërkuar si kompensim nga KGJK. Kjo kërkesë, sipas Hotit nuk është shqyrtuar ende, për shkak se lënda është shumë voluminoze dhe ka pasur mungesë të dokumentacionit.
“Kemi kërkuar dokumentacion shtesë, na e ka dërguar, tash pritet komisioni të mblidhet dhe ta shqyrtoj këtë kërkesë. Në kërkesën e tij për kompensim, Limaj ka cekur qëndrimin e tij në paraburgim, arrest shtëpiak për 510 ditë, pagesën e tre avokatëve, Karim Khan, Tahir Rrecaj dhe Tomë Gashin si dhe humbjen e reputacionit të tij”, është shprehur Hoti për “IndeksOnline.
Mirëpo gjasat që kjo kërkesë të aprovohet nga komisioni i KGJK-së janë tejet të vogla, pasi sipas Hotit, buxheti vjetor i KGJK-së është vetëm 270 mijë euro.
Mirëpo, kjo kërkesë siç thotë ai mund të realizohet vetëm përmes gjykatës.
Ndryshe, Limaj bashkë me nëntë luftëtarët e UÇK-së akuzohej për Krime lufte gjatë vitit 1999.
Në vitin 2012, Gjykata e Qarkut në atë kohë i pati shpall të pafajshëm Limajn dhe nëntë të tjerët, si dhe kishte hedhur poshtë dëshminë e dëshmitarit Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari “X”, mbi të cilën ishte bazuar një pjesë e mirë e provave të prokurorisë.
Po këtë vit Gjykata Supreme pati marr vendim që gjithë rastin “Kleçka” ta kthej në rigjykim.
Por në shtator të vitit 2013 pas një rigjykimi, Gjykata Themelore e Prishtinës pati shpallur të pafajshëm të gjithë të akuzuarit e rastit “Kleçka”.
Gjykata e Apelit për herë të tretë e pati kthyer “Kleçkën” në rigjykim, por kësaj here pati vendosur që rastin t’a gjykoj një kolegj i gjyqtarëve të saj.
Në maj të vitit 2016 Gjykatën e Apelit përfundimisht i shpalli të pafajshëm të gjithë të akuzuarit e këtij rasti
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Vetëm liria është më e shtrenjtë se jeta”, Kurti citon pjesë të intervistës që heroi Ilaz Kodra kishte dhënë për një televizion gjerman
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
KSHZ-ja rrumbullaksoi karvanin edukativ në Rajonin e Tetovës dhe Manastirit
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit