LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Kam informata se janë takuar Hashim Thaçi e Albin Kurti

Limaj: Kam informata se janë takuar Hashim Thaçi e Albin Kurti

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka lënë të hapur negociatat për përfshirje të mundshme në qeveri nëse i “kërkohet”.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se pas procesit zgjedhor nuk është takuar me Albin Kurtin por ka pasur takime me Isa Mustafën.


“Kam kontakte të rregullta me Isa Mustafën. Ne kemi takime të vazhdueshme miqësore me LDK-në, edhe takimi pas zgjedhjeve ka qenë i tillë”.

I pari i NISMA-s ka thënë se koalicionet qeverisëse janë bërë dy apo tri ditë pas zgjedhjeve e sipas tij këtë gjë nuk po e shohim në këto zgjedhje.

“Nuk kam folur me Isa Mustafën për skenarë të mundshme. Qytetarët e kanë dhënë verdiktin. Ka një vendim gjyqësor dhe dihet cilës parti i takon të formojë qeverinë”.

Limaj ka thënë se NISMA ka pritur që LDK do të del fituese e zgjedhjeve dhe sipas tij atëherë do të ishte i qartë pozicioni i partisë së tij në favor të përfshirjes në Qeveri.

Megjithatë Limaj ka thënë se është i gatshëm t’i përgjigjet ndonjë ftese nga Vetëvendosje.

“Jam i gatshëm t’i përgjigjem çdo ftese për takim, por nuk e di çfarë do të pranojmë të bisedojmë në tavolinë”.

Limaj: LVV tentoi të falsifikojë rezultatin e zgjedhjeve
Lexo po ashtu Limaj: LVV tentoi të falsifikojë rezultatin e zgjedhjeve

Limaj ka thënë se ka informata e që, sipas tij “nuk vijnë nga çarshia”, se Thaçi dhe Kurti janë takuar

“Informatat që unë kam ata [Thaçi e Kurti] janë takuar. Ata kanë kompetencat e veta… Shenjat nuk janë të këqija [mes tyre]”, tha ndër të tjera Fatmir Limaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori