LAJMI I FUNDIT:

Limaj e Ahmeti e mbajnë të fshehur udhëtimin në Bruksel, shkuan për të prezantuar Platformën për dialog

Limaj e Ahmeti e mbajnë të fshehur udhëtimin në Bruksel, shkuan për të prezantuar Platformën për dialog

Për herë të dytë Ekipi Negociator për dialogun me Serbinë, i kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, nuk kanë treguar për takimin e tyre që po zhvillojnë në Bruksel.

Siç mëson Telegrafi, ata kanë udhëtuar gjatë ditës së djeshme, ku sot kanë pasur takim me përfaqësuesit nga zyra e Frederica Mogherinit.


Po ashtu arsyeja e kësaj vizite ka të bëjë me prezantimin e Platformës për dialog, e cila u miratua javën që lamë pas në Kuvendin e Kosovës.

“Kanë udhëtuar dje, sot kanë pasur takim me përfaqësuesit e Fredercia Mogherinit. Arsyeja e vizitës ka të bëjë me prezantimin e Platformës për dialog. Është një vizitë e rregullt”, kanë thënë burime të Telegrafit.

Limaj e Ahmeti pritet të kthehen nesër në Kosovë. Duhet kujtuar se Ekipi Negociator ka mbajtur takime informues me përfaqësuesit e Federica Mogherinit, mirëpo dialogu Kosovë-Serbi është bllokuar që nga vendosja e taksës 100%.

Përndryshe, edhe në fillim të muajit shkurt Limaj e Ahmeti kishin shkuar fshehurazi e pa paralajmërim për në Bruskel. /Telegrafi/