Lily Allen bëhet fytyra e Intimissimi dhe mahnit me fotosesionin e ri

Lily Allen është prezantuar si fytyra e re e markës së të brendshmeve Intimissimi, duke tërhequr vëmendjen me një fotosesion elegant dhe provokues.
Këngëtarja 40-vjeçare ka pozuar me disa veshje të ndryshme, duke theksuar format e saj trupore dhe stilin karakteristik.
Në disa prej pamjeve, ajo shfaqet me sete dantelle dhe veshje mëndafshi, duke kombinuar elegancën me një stil modern, shkruan DailyMail.

Paraqitja e saj vjen edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale që ajo ka bërë vitin e kaluar, për të cilën ka folur hapur, duke treguar se ndihet mirë me ndryshimet në trupin e saj.
Përveç muzikës, Lily duket se po forcon edhe më shumë praninë e saj në botën e modës, duke u bërë pjesë e një prej markave më të njohura të të brendshmeve. /Telegrafi/


Nga
Telegrafi
8 hours ago
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate































































