LAJMI I FUNDIT:

Likovë, 22 raste të reja me coronavirus

Likovë, 22 raste të reja me coronavirus

Qendra për shëndet publik Kumanovë, gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 24 raste të reja me të infektuar nga Covid-19.

Drejtori i institucionit shëndetësor publik, mjeku Arif Latifi, sot informoi se prej tyre 22 janë nga komuna e Likovës, ndërsa dy nga Kumanova.


“Në rajonin që e mbulon Qendra për shëndet publik Kumanovë, në këtë moment aktivë janë 179 raste, prej të cilave, një në komunën Nagoriçan i vjetër, 31 në Kumanovë, ndërsa 147 në Likovë”, deklaroi Arifi.

Sot janë bërë 25 testime përmes “Termini im” dhe teste kontrolluese.